Text Size

Tryeze e rrumbullaket "Fondet IPA dhe angazhimi i shoqerise civile ne Shqiperi "

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Ne daten 16 Dhjetor ne ambjentet e Hotel Internacional,
qendra EDEN ne partneritet me CEE Bankwatch Network (Rrjeti i Europes Qendrore dhe Lindore per monitorimin e aktiviteteve te institucioneve nderkombetare financiare) organizoi nje tryeze te rrumbullaket me teme “Fondet IPA dhe angazhimi i shoqerise civile ne Shqiperi”. Qellimi i kesaj tryeze eshte rritja e ndergjegjesimit dhe e informimit te organizatave te shoqerise civile si dhe perfshirja e tyre ne proçesin e programimit dhe te monitorimit te Fondeve IPA ne Shqiperi.

Takimi u hap me nje fjale mireseardhjeje nga Znj.Ermelinda Mahmutaj drejtoreshe ekzekutive e Qendres EDEN, e cila u shpreh rreth rendesise se ketyre fondeve dhe u fokusua ne mundesite e perfshirjes se shoqerise civile ne programimin e periudhes se dyte te planifikimit te fondeve IPA.

I ftuar ne tryeze ishte Z.Marijan Galovic kordinator per Efiçencen e Burimeve, perfaqesues i Bankwatch Network i cili prezantoi udhezuesin mbi fondet IPA i pergatitur posaçerisht per kete takim si dhe ndau eksperiencen e shtetit fqinj Kroat ne lidhje me progamimin e fondeve IPA.

Elona Saro oficere programi ne sektorin e informimit dhe pjesemarrjes se publikut prane qendres EDEN theksoi rendesine e perfshirjes dhe ndikimit te shoqerise civile ne sektorin e transportit, pjesemarrjes dhe transparences, energjise se rinovueshme dhe eficences energjitike, si dhe eficencen e burimeve.
Rekomanadimet e shtruara nga pjesemarresit perfaqesues te organizave civile ne vend, do t’i paraqiten Ministrive te linjes dhe Delegacionit Europian ne Tirane.

Burimi:Eden Centre

Share this