

Si edhe në vitet e mëparshme, Organizata Mediale Evropa Juglindore SEEMO edhe këtë vir do të paraqes çmimin e saj vjetor për kontributin në mirëkuptimin më të mirë në rajon një gazetari apo organizate të medias në rajon. Afati i fundit për paraqitje skadon më 1 maj, 2006.
Çmimi në vlerë prej 2,000 eurosh, i siguruar nga Erhard Busek, Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek, do t’i jepet një gazetari, botuesi, drejtori ekzekutiv apo trajneri për gazetari në Evropën Juglindore, për kontributin e dhënë në përmirësimin e klimës apo mirëkuptimit në mes kombeve në rajon, zgjidhjes së problemeve për pakicat dhe shuarjen e ndarjeve etnike, racizmit apo ksenofobisë.
Fituesit e mëhershëm të Çmimit kanë qenë Denis Latin, Kroaci, në 2002; Kemal Kurspahic, ish-redaktor përgjegjës i së përditshmes "Oslobodjenje”, Sarajevë, në 2003; dhe Brankica Pektovic, Udhëheqëse e Qendrës për Politika të Medias e Institutit të Lubjanës për Paqe, në vitin 2005.
Juria që do të përzgjedhë fituesin e vitit 2006 është e përbërë nga përfaqësuesit e disa mediave në rajon, si dhe zyrtarët e OSBE-së dhe të Paktit të Stabilitetit për Eropën Juglindore.
Aplikacionet për çmimin mund të dërgohen me anë të e-mailit në
info@seemo.org.