Text Size

Filtruar nga Shteti, Frymezuar nga Gita Sen

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Pergjate Forumit AWID ne Stamboll, Valentina Pellizzer, drejtoresha ekzekutive e Platformes OneWorld, Fondacioni per Europen Jug Lindore, ka shkruar nje blog ditor per genderit.org. Me poshte eshte instalimin e dyte te blogut te saj.

Qendra e mbledhjes esthe e madhe, e panumert, 2500 gra nga e gjithe bota do te ndjeki Forumin Nderkombetar te 12 AWID per Zhvillimin e te Drejtave te Grave. Eshte AWID im i pare, zakonisht une i shmang keto mbledhje te medha por kete here Nuk mund t'i thoja jo. Erika nga APC me kontaktoi dhe me propozoi per te aplikuar per sesionin ne Internet dhe sfidat e privatesise. Propozimi u pranua dhe une jam ketu. Dhe interneti, rendesia e tij per ceshtjet e feminizmit eshte dicka qe une advokoj.

Professor Gita Sen

Profesoresha Gita Sen. Sot Gita Sen tha "ne jemi ne nje bote ekonomike te pabarabarte, vicioze e te forte ku betejat jane te shumta” dhe pak ore me vone ne sesionin "Bashke-modifikimi i njohurive: si te rrisim aksesin dhe mundesite qe interneti ka transformuar ne menyren sesi njohurite jane prodhuar dhe shperndare” nje pjesmarrese na beri me dije se “Ne ishim duke u pare." Dhe eshte e vertete se pas Stambollit te bukur e te mahnitshem eshte nje shtet qw filtron aksesin ne internet, nje shtet qe nuk lejon sitet te shfaqen nese ne to perdoren fjale apo imazhe te vecanta.

Dhe po, Une e di se grate kane shume ceshtje, shume luftera per te bere por interneti nuk eshte me pak i rendesishem. eshte e vertete se shumica e botes eshte e perjashtuar nga shoqeria e informacionit por keto jaen disa gra, shumica e te cilave vuajne nga varferia dhe sic tha Gita Sen" problemi nuk eshte se grate jane te marxhinalizuara nga ekonomia globale por se ato jane te perfshira ne fund te saj”.

Komunikimi yne, njohurite tona, strategjite tona dhe endrrat udhetojne ne forme dixhitale nepermjet webit, e-maileve ose telefonave mobile. Kete nuk mund ta heqim nga mendja! Teknologjia eshte kudo ne jetet tona, CCTV rregjistrojne cdo gje dhe ne cdo cep te Londres, media sociale ka te dhenat tona dhe me miresjellje na lejon te perdorim platforma per t'i ushqyer ato me preferencat tona presonale, lidhjet, levizjet por qe ia ve ne dispozicion qeverise pas kerkeses se saj.

Rreth internetit, une ndihem si profesoresha Gita Sen e cila tha rreth revolucionit Iranian – Nuk e shihni se cfare po vjen, si feministe qe jeni ? Kurre nuk i kam harruar keto fjale ... (Burimi: genderit.org)

Share this