Text Size

Levizja Fol Kerkon Hapjen E Debatit Per Projekt-Ligjin Per Konfiskimin E Pasurise

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Levizja FOL, ka organizuar me 15 Qershor debatin me teme: “Projekt Ligji per Kompetencat e Zgjeruara per Konfiskimin e Pasurise se Perfituar me Veper Penale”. Qellimi i ketij debati ishte qe te debatohet per rendesine e ketij ligji ne luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Te pranishem ishin deputet e Kuvendit te Kosoves, Albulena Haxhiu nga radhet e LVV si dhe Halit Krasniqi nga radhet e PDK-se. Po ashtu, te pranishem ishin edhe Shoqeria Civile, si kontribuese direkte ne rekomandimet e dhena per kete projekt-ligj.

Albulena Haxhiu nga radhet e Vete Vendosjes ka perkrahur Shoqerine Civile ne rekomandimet e dhena per kete projekt-ligj, “Grupi parlamentar i L.V.V-se nuk do ta votoj kete projekt-ligj nese ne te nuk perfshihen rekomandimet e Shoqerise Civile” tha zonjusha Haxhiu.
Nderkaq, Halit Krasniqi nga radhet e PDK-se e ka lavderuar jashte mase punen e Ministrise se Drejtesise per hartimin e ketij draft-ligji, mirepo ai ka thene se votimi ne komisione dhe ne Kuvend eshte me shume individual, mirepo, sipas tij ky projekt-ligj duhet te kete parasysh qe veprat penale te kryera para miratimit te ketij ligji te mos parashkruhen.   
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosoves ka drejtuar kritika tek deputetet e Kosoves, te cilet sipas tij “deklarimet dhe zotimet e deputeteve te Kosoves po bien ne kundershtim me ate çka ata votojne pastaj’. Z. Selmanaj ka permendur disa raste qe ne Kuvendin e Kosoves jane votuar disa ligje, qe paraprakisht ka pasur deklarime kunder atyre ligjeve.
Debati ka vazhduar edhe me perfshirjen e Shoqerise Civile dhe nga mediat, te cilet kane thene se do te vazhdojne te bejne presion tek deputetet e Kuvendit, ne menyre qe te mos e aprovojne kete projekt-ligj pa rekomandimet e saja.

Burimi: Levizja FOL

Share this