Freedom House: Parlamenti i Kosoves te mbroje lirine e shprehjes
Freedom House: Parlamenti i Kosoves te mbroje lirine e shprehjes
18. June 2012 - 11:10 — Emiljan DyrmishiOrganizata Freedom House i ben thirrje Parlamentit te Kosoves te zbatoje normat dhe rekomandimet nderkombetare lidhur me lirine e shprehjes dhe te shtypit, nderkohe qe po diskuton dy nene te kodit penal qe kane te bejne me pergjegjesite penale dhe raportimin e burimeve te informacionit.
Ne nje njoftim per shtyp te dhene me 15 Qershor Feedom House thekson se Neni 37 i kodit qe parashikon ndjekjen penale te redaktoreve, gazetareve dhe pronareve per shkelje te pa specifikuara ne media, perben nje kercenim te rrezikshem per lirine e shprehjes dhe mund te sjelle nje vete-censure ne shkalle te gjere.
Ky nen, thote Freedom House, duhet eliminuar krejtesisht, ne perputhje me Nenin 19 te Konventes Nderkombetare te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat Civile dhe Politike dhe ne perputhje me Nenin 10 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut, i cili garanton te drejten e lirise se shprehjes pa nderhyrje nga ana e autoriteteve publike.
Neni 38 parashikon rastet kur gazetaret jane te detyruar me ligj te zbulojne burimet e informacionit. Freedom House shprehet dakord me rekomandimet e shoqerise civile dhe te organizatave te monitorimit te medias ne Kosove se neni permban terma te pergjitheshme ne formen e tanishme dhe duhet qe te rishikohet, ne vend qe te eliminohet, ne perputhje me “Rekomandimin 1950” te Keshillit te Evropes, per te kufizuar zbulimin e detyruar te burimeve “ne raste te jashtezakoneshme, kur interesat jetesore te publikut ose te individit jane ne rrezik dhe kjo duhet te jete e argumentuar bindshem”.
Kosova eshte kategorizuar si nje vend pjeserisht i lire ne Raportin e Feedom House per lirine e shprehjes dhe lirine e shtypit neper bote ne 2012.
Burimi: Zeri i Amerikes ne Gjuhen Shqipe.
Search
Linux za sve
- Pokrećemo natječaj za dizajn ovogodišnje LZS majice!
- Nakon godinu dana razvoja dostupna je Mageia 3
- U Rijeci se po prvi puta održavaju “Dani otvorenog koda”
- Predstavljen prvi uređaj koji pokreće Jolla, operacijski sustav temeljen na Sailfishu, a pogoni aplikacije za Android
- Linux i konverzija videomaterijala
Abras media-bhs
- Javna debata „Ustav BiH kao generator korupcije“, 22. maja u Abraševiću
- Inicijativa „Jer me se tiče“ poziva građane da mirnim skupom obilježe Dan bijelih traka u Prijedoru
- Teslić: Spriječiti zagađenje rijeke Usore
- “Fra Litre me nagovorio da sastavim ugovor između Thompsona i HDZ-a”
- Fotonatječaj “Posljedice prirodnih katastrofa u BiH, rizik i prevencija rizika”







