Text Size

Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

 

Qendra mjedisore EDEN me mbeshtetjen financiare te Bashkimit Europian permes Programit te Bashkepunimit Nderkufitar Shqiperi- Mal i Zi IPA 2007-2013, diten e marte date 26 qershor organizoi ne sallen e konferencave te hotel Colosseo, Shkoder, konferencen per prezantimin e projektit “Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete”.
Projekti realizohet nga nje partneritet i ngushte me FORS Malin e Zi qe eshte ne kuader te forcimit te marredhenieve nderkufitare.
Qellimi i pergjithshem i ketij projekti eshte rritja e njohurive te 800 nxenesve dhe 1000 qytetareve nga 3 komuna ne Shqiperi (Velipoje, Dajç dhe Ana e Malit) dhe 3 bashki ne Mal te Zi (Berane, Plave dhe Andrijevica), ne grumbullimin e ndare te mbetjeve ne shkolla dhe komunitet permes edukimit, medias dhe aktiviteteve ndergjegjesuese ne 12 muaj.

Ne kete konference ishin te pranishem partnere dhe perfaqesues nga institucione te ndryshme te cilet do te luajne nje rol te rendesishem ne zbatimin e ketij projekti si: Drejtoria Arsimore e rrethit Shkoder, Sekretariati i Perbashket Teknik (JTS), Bashkia Shkoder, Prefektura Shkoder, Komunat Velipoje, Dajç dhe Ana e Malit, Organizata, Drejtoria e Shendetit Publik,Qendra e Infomacionit te Aarhus-it ne Shkoder organizata jofitimprurese qe veprojne ne rrethin e Shkodres, Universiteti Luigj Gurakuqi, etj
Konferenca u hap me fjalet pershendetese te Znj. Ermelinda Mahmutaj, drejtoreshe ekzekutive e qendres EDEN; te Z. Ardi Çekaj, menaxher i Sekretariatit te Perbashket Teknik (JTS) dhe Znj. Tamara Todorovic, menaxhere e projektit nga FORS Mal i Zi.
Projekti u shoqerua me nje prezantim me te thelluar nga Znj. Albana Bregaj, Oficere programi prane qendres EDEN, e cila u perqendrua ne zbatimin konkret te projektit siç jane aktivitetet qe do te zhvillohen pergjate gjithe periudhes se implementimit ne territorin e tre komunave ne Shqiperi.

Ndersa Z. Emil Kocan, Oficer program FORS Mal i Zi, permendi rendesine e ketij bashkepunimi me Shqiperine dhe ndau zbatimin qe do te kete projekti ne bashkite e Mal-it te Zi.

“Shqiperia dhe Mali i Zi jane ne fillesat e tyre ne lidhje me ndarjen e mbetjeve, per kete ne duam te pergatisim target grupet e ketij projekti qe t’i ndajne mbetjet ne menyren e duhur qe pershtatja me rregullat e Bashkimit Europian te jete sa me e mire” -theksoi Z. Kocan.

Konferenca vijoi me fjalime pershendetese nga ana e kryetareve te komunave respektive si: Z. Arben Gjuraj, kryetar i komunes Dajç, Z. Pashko Ujka, Komuna Velipoje dhe Z. Xhevat Mullza, Komuna Ana e Malit.
Ata shprehen vullnetin e tyre per te bashkepunuar gjate periudhes se zbatimit te projektit dhe se kjo eshte koha me e mire per te permiresuar situaten aktuale te ketyre komunave ku nevoja per nderhyrje ne sektorin e mbetjeve eshte e menjehershme.

Informimi dhe edukimi ne lidhje me ndarjen e mbetjeve duhet te filloje qe ne shkollat fillore, pasi ky eshte nje hap i mire qe na drejton drejt permiresimit te cilesise”- shprehet Z. Gjuraj Kryetar i komunes Dajç.
Gjithashtu prezenca e mediave lokale ne kete konference luajti nje rol kryesor pasi mundesoi pasqyrimin e gjithe hapave te implementimit ku do te bazohet projekti.
Konferenca u mbyll me diskutime dhe propozime idesh nga te ftuarit per te patur nje realizim te suksesshem te projektit dhe nje bashkepunim te forte midis partnereve.

Burimi: Qendra EDEN

Share this