Komuniteti homoseksual, konference ne Tirane
Komuniteti homoseksual, konference ne Tirane
15. June 2012 - 14:39 — Emiljan DyrmishiNisi ne daten 14 Qershor ne Tirane nje konference rajonale me perfaqesuese nga 17 vende, ku po diskutohet per te drejtat e komunitetit homoseksual. Konferenca e organizuar nga Ambasada Amerikane u hap me nje pershendetje te sekretares amerikane te Shtetit Hillari Klinton
Ne mesazhin e saj Zonja Klinton tha : “Kete muaj dhe çdo muaj tjeter konfirmojme mbeshtetjen ndaj çdo qenie njerezore. Mbetet shume per tu bere per respektimin e te drejtave te komunitetit LGBT. eshte e rendesishme qe ne ti mbeshtesin te luftojme dhe punojme per te drejta te barabarta. Une kam besim ndaj kete muaj iu uroj krenari te gezuar”.
Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, beri thirrje qe te hiqej dore nga paragjykimet, ndryshe nga c’bene disa zyrtare tha ai, duke ju referuar polemikave qe shkaktuan njoftimet mediatike per nje parade te mundshme te komunitetit homoseksual ne Tirane, disa jave me pare. Ambasadori Arvizu tha se megjithate po shihen sipas tij shenja te ndryshimit. “Shpresoj te perfshiheni ne bisedime te sinqerta qe te mos perseritet ajo qe 14 vjet me pare ndodhi ne Amerike, ku nje njeri u gjet i vdekur vetem se kishte orientim seksual te ndryshem. Se gjithcka nis me nje deklarate thelbesore, te drejtat e LGBT, jane te drejtat e njeriut. Deshiroj te theksoj se kryeminstri Shqiptar ka shprehur qendrimin e tij ndaj te drejtave te LGBT, nuk eshte e lehte, por ndryshimi po vjen. Me heret, kur u tha se do mbahet parada, mediat raportuan gabim paraden e LGBT, nderkohe disa zyrtare kerkuan qe aktivitetet te ndaloheshin”,- theksoi ambasadori Arvizu.
Nga ana e tij kryetari i bashkise se kryeqytetit Lulezim Basha, u shpreh se Shqiperia eshte nje vend i mirekuptimit dhe tolerances. “Pavaresisht bindjeve njerezit meritojne respekt” tha si duke shpjeguar se ne bashkine e drejtuar prej tij eshte hapur edhe nje zyre kunder diskriminimit.
Edhe Avokati i Popullit Igli Totozani shprehu vullnetin e tij per respektimin e te drejtave te homoseksualeve.Totozani dha disa sugjerime sesi mund te tejkalohen paragjykimet dhe diskriminimi kundrejt komunitetit LGBT.
Synimi i konferences qe po zhvillohet ne kryeqytetin shqiptar eshte nxitja e ideve te reja per tu perballuar me sfidat qe ka has komuniteti homoseksual jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera te rajonit.
Burimi: Mediat Shqiptare.
Search
Linux za sve
- Pokrećemo natječaj za dizajn ovogodišnje LZS majice!
- Nakon godinu dana razvoja dostupna je Mageia 3
- U Rijeci se po prvi puta održavaju “Dani otvorenog koda”
- Predstavljen prvi uređaj koji pokreće Jolla, operacijski sustav temeljen na Sailfishu, a pogoni aplikacije za Android
- Linux i konverzija videomaterijala
Abras media-bhs
- Javna debata „Ustav BiH kao generator korupcije“, 22. maja u Abraševiću
- Inicijativa „Jer me se tiče“ poziva građane da mirnim skupom obilježe Dan bijelih traka u Prijedoru
- Teslić: Spriječiti zagađenje rijeke Usore
- “Fra Litre me nagovorio da sastavim ugovor između Thompsona i HDZ-a”
- Fotonatječaj “Posljedice prirodnih katastrofa u BiH, rizik i prevencija rizika”







