Marshim i Studenteve Rome
Marshim i Studenteve Rome
11. June 2012 - 15:22 — Emiljan DyrmishiDiten e premte ne 8 Qershor 2012 ne Tirane u organizua marshimi i studenteve Rome me sloganin: “Jemi Rom – Jemi qytetare Shqiptare”. Qellimi i realizimit te ketij aktiviteti ishte sensibilizimi i opinionit publik dhe autoriteteve perkatese per zgjidhjen e situates se familjeve Rome te pastreha te cilat jane debuar forcerisht nga vendqendrimet e tyre nje vit me pare.
Me poshte do te gjeni deklaraten e plote te Rrjetit te Studenteve Rome dhe Institutit te Kultures Rome ne Shqiperi-IRCA:
“Ne emer te Rrjetit te Studenteve Rrom ne Shqiperi, kerkojme te risjellim ne vemendjen e institucioneve dhe opinionit publik, nje shqetesim te madh lidhur me situaten e rende te strehimit te familjeve rrome te debuara forcerisht nga vendqendrimet e tyre prane stacionit te trenit ne Tirane, nje vit me pare. Pasi u strehuan perkohesisht per rreth nje vit ne cadra ne Babrru, dhe gjate diteve te ftohta te dimrit u strehuan ne zyrat e Avokatit te Popullit, e me pas ne ambjentet e nje organizate rrome (Romani Baxt Albania), 14 prej 50 familjeve te debuara rrome, se fundmi u derguan nga Sherbimi Shteteror Social i Ministrise se Puneve Ceshtjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarta ne nje qender pritese (tek ish- reparti ushtarak ne Sharre) ku pervec mungeses se standardeve minimale te jeteses, nuk kishte nje plan operacional per funksionimin e qendres dhe asnje shenje emertimi zyrtar, gje e cila ka vene ne dyshim nese behet fjale per nje institucion publik te llojit strehez, apo per nje vendstrehim jopublik per rromet. Kjo ka nxitur nje reagim te forte te banoreve jo-rrom te zones te cilet kundershtuan hapur vendosjen e familjeve rrome prane qendres se ish-repartit ushtarak, duke bllokuar rrugen, dhe duke u konfrontuar fizikisht me policine dhe kane leshuar thirrje te forta rraciste kunder rromeve.
Ne keto kushte nje pjese e familjeve rrome te friksuara jane larguar nga kjo qender dhe enden rrugeve te Tiranes ne pasiguri te plote fizike per femijet, grate dhe te moshuarit, dhe jashtezakonisht te perbuzur e pa nje shprese per te ardhmen. Familjet rrome ne fjale si dhe mjaft familje te tjera rrome ne zona te ndryshme te Tiranes (disa prej te cilave jane debuar si pasoje e ndertimit te veprave publike, pa iu dhene asnje alternative strehimi), jane lene prej kohesh jashte vemendjes se politikave sociale duke mos pasur mundesi zgjedhjeje, por vetem te mbijetojne nepermjet gjenerimit te te ardhurave nga aktivitete informale. Femijet e ketyre familjeve nuk kane mundesi tjeter per te mbijetuar pervec lypjes apo mbledhjes se skrapit, ne vend te shkollimit te tyre sikurse gjithe moshataret e tjere. Ky fenomen pengon integrimin e ketyre familjeve rrome dhe i zhyt ato me teper ne rrethin vicioz te varferise dhe te nje stili primitiv jetese qe nuk perfaqeson ndonje kulture te vecante, as ate rrome e as ate shqiptare, por kulturen e perjashtimit social, vecimit dhe prapambetjes.
Per me teper, kjo situate po nxit dite pas dite qendrime rraciste dhe urrejtje entike kunder rromeve dhe rrezikon te marre permasa edhe me te medha te demshme per te gjithe shoqerine shqiptare nese nuk merren masa te mire-planifikuara dhe te menjehershme.
Zbatimi i kuadrit ligjor dhe i politikave per permiresimin e kushteve te jeteses se minoritetit rrom qofte sipas Planit te Veprimit te Dekades se Perfshirjes se Rromeve, ashtu edhe sipas progres raportit te Komisionit Europian per Shqiperine konsiderohen si nje test per vendin perpara marrjes se statusit te vendit kandidat per anetaresim ne familjen europiane.
Ne studentet rrom deshirojme qe vendi yne ta meritoje statusin e vendit kandidat per ne BE duke ndermarre hapa konkrete per keto familje te pashpresa, gjendja e te cilave perben nje plag te rende per te gjithe shoqerine shqiptare.
Duke besuar ne vullnetin e qeverise tone, per te zbatuar Planin e Dekades se Perfshirjes se Rromeve dhe permbushur rekomandimet e Bashkimit Europian per rromet, me ane te ketij marshimi qytetar, shpresojme te sensibilizojme institucionet perkatese per marrjen e masave per zgjidhjen e situates.
Pjesemarresit ne kete marshim sensibilizues, jane studente rrom qe studiojne ne universitetet publike dhe private ne vend, dhe nuk deshirojne te shprehim perkatesi ne ndonje force politike te caktuar pasi ky eshte nje marshim thjesht qytetar dhe jo politik.”
Person kontakti:
Bledar Taho, Drejtues i Institutit te Kultures Rome ne Shqiperi-IRCA
P.O. Box 154, Tirane 1001
Email: irca.romastudentsnetwork@gmail.com
Email institute.irca@gmail.com







