Mbahet ne Sarajeve Samiti i 2-te i Drupal Ballkan
Mbahet ne Sarajeve Samiti i 2-te i Drupal Ballkan
29. May 2012 - 10:38 — Emiljan DyrmishiSamiti i dyte Ballkanik per Drupal-in, nje mbledhje e komuniteteve te Drupal nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Bosnja eshte mbajtur me 27 Maj 2012 ne Sarajeve. 60 pjesmarresit e samitit u njohen ne shtate seanca me mundesite e ofruara nga kjo platforme programimi.
Pjesmarresit e Samitit te dyte te Drupalit ne Ballkan, te mbajtur ne Sarajeve Bosnje-Hercegovine.
Samiti diskutoi menyrat e instalimit dhe shperndarjes se Drupal, perdorimin e VoIP mbi Drupal, praktikat efikase te biznesit duke perdorur platformen Drupal Commerce, mundesite per pune ne Drupal ne Suedi, paraqitjen e portalit mediatik slovenskenovice.si dhe versionin e ardhshem te Drupala 8. Per informacion te detajuar mbi te shtate prezantimet, vizitoni adresen http://sarajevo2012.drupalbalkansummit.org/program
Kjo eshte mbledhja e dyte e profesionisteve, entuziasteve dhe njerezve te tjere te interesuar (Samiti i pare Ballkanik i Drupal u mbajt vitin e kaluar ne Novi Sad, Serbi). Mbledhja e ketij viti e mbajtur ne Kriterion Kinema, u organizua nga Komuniteti Drupal Bosnje-Hercegovine, me ndihmen e Internews Bosnje Hercegovine, Oneworld SEE dhe agjencise Pauza.
Nga prezantimi i platformes Drupal Commerce.
Drupal eshte nje sistem i lire, i hapur per menaxhimin e permbajtjeve (CMS) qe mbeshtetet nga nje komunitet i madh perdoruesish, zhvilluesish dhe programuesish. Sot platforma Drupal menaxon faqen zyrtare te Shtepise se Bardhe, Al Jazeera, Yahoo, Warner Bros. Records, MTV dhe shume te tjere.







