Mbyllet Konferenca Per Privatesine Dhe Lirine Ne Internet
Mbyllet Konferenca Per Privatesine Dhe Lirine Ne Internet
24. May 2012 - 17:07 — Emiljan DyrmishiKonferenca Nderkombetare "Liria dhe Privatesia ne internet", organizuar nga Fondacioni Metamorfoza nga Maqedonia dhe Instituti Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut dhe Paqe nga Caen, France, arriti ne perfundimin e saj me 22 maj 2012, me nje debat per mediat sociale si territor i lire falas.
Folesit ne debat, Haris Ališić, ekspert i mediave sociale nga Al Jazeera Ballkanike, Filip Stojanovski nga Metamorfoza, Sead Džigal, ekspert i komunikimit dhe i mediave sociale, Dona Kosturanova nga Forumi Rinor per Arsimin nga Shkupi, vune ne dukje potencialet e medha te medias dhe rrjeteve sociale.
Folesit ne debatin permbylles per median sociale
Debati i kushtoi vemendje te madhe te problemeve qe media sociale dhe perdorimi i tyre sjell. Filip Stojanovski e ngriti pyetjen nese ne mund te mbivleresojme pushtetin e mediave sociale, ndersa Dona Kosturanova adresoi problemin qe njerezit shume pak e kuptojne ne te vertete median sociale si nje instrument per forcimin e debatit shoqeror per çeshtje te ndryshme, si dhe problemin e gjuhes se urrejtjes e cila shfaqet ne ditet kur hapet nje debat mbi çeshtje te caktuara.
Haris Ališić theksoi se regjimet ne shume shtete kane frike nga potencialet e rrjeteve shoqerore dhe se ndjejne neven per t'i vene ato nen kontrollin e shtetit. Ai gjithashtu iu referua debatit te vazhdueshem ne lidhje me privatesine dhe sigurine ne internet, duke pretenduar se anonimiati nuk ekziston ne te vertete dhe se tashme ne internet nuk ka shume informacione rreth nesh, pa kontributin tone neper rrjetet sociale, per te cilat ne nuk jemi gjithmone te ndergjegjesuar.
"Nese ju nuk perdorni mediat sociale, kjo nuk do te thote qe ju do te mbeteni anonim. Thjesht do te thote qe ju lejoni njerezit e tjere per te krijuar imazhin tuaj ", tha Ališić.
Sead Džigal vuri ne dukje se lindja e mediave sociale ka ndryshuar kulturen e komunikimit, por shtoi se mediat sociale te vertete nuk mund te marrin vendin e mediave tradicionale, te cilat vazhdojne te diktojne diskursin publik dhe per me teper posedojne aftesi per strukturimin e informacionit dhe aderimin e tij ne te pakten disa standarde profesionale.
Ne pergjigje te nje nderhyrjeje nga publiku, Džigal ngriti tezen se mediat sociale vete mund te udhehiqen per tek ndryshimi.
"Mediat sociale jane vetem nje mjet, nje instrument, jo nje gjenerator i ndryshimit. Ne Afriken e Veriut, kishte me pare ngarkesa dhe vullnet per ndryshime ne mesin e qytetareve, dhe ata u detyruan praktikisht per t'u kthyer ne rrjetin social te ndikuar nga rrethanat ne te cilat te gjitha kanalet ndaj mediave tradicionale u mbyllen ", tha Džigal.
Te tre seancat e dates 22 Maj iu perkushtuan çeshtjes se lirise se shprehjes ne internet dhe ne media.
Ne seancen e pare, per censuren e mediave, Alexandre Balguy-Gallois nga Reporteret pa Kufinj bisedoi ne lidhje me censuren ne median ne Ballkan, si dhe per aspektet ligjore dhe ekonomike qe ndikojne ne lirine e shprehjes ne censuren e medias, si dhe vete-censuren. Balguy-Gallois permendi problemin e presioneve ekonomike ndaj mediave dhe gazetareve, permes statusit te parregulluar te punesimit, gje e cila i kthen ato ne mercenare qe shkruajne ashtu sic urdherohen, zbatimin e keq te legjislacionit ekzistues dhe veçanerisht vuri ne dukje problemin e ndikimit ne rritje te krimit te organizuar ne media, kryesisht permes pjeses se pronesise se mediave.
"Organizatat kriminale sot preferojne te kontrollojne median, dhe pastaj t'i shkaterrojne ose frikesojne ato ne heshtje", tha Balguy-Gallois.
Naser Selmani, Kryetar i Shoqates se Gazetareve te Maqedonise foli per presionin mbi median, trajtimin e pabarabarte qe ata marrin nga shteti - ne drejtim te reklamave publike dhe trajtimit te pabarabarte ligjor - dhe perpjekja e deshtuar per dialog me qeverine per ndermarrjen e reformave me te nevojshme ne sektorin e medias.
Snežana Trpevska nga Shkolla e Gazetarise dhe Marredhenieve me Publikun mbuloi çeshtjen e rregullimit te permbajtjes ne media te cilat, sipas fjaleve te saj "nuk censurohen ne menyre te barabarte, por abuzohen shpesh per qellime te censurimit", dhe shtoi se edhe pse ekziston nje nevoje e dukshme per rregullimin e permbajtjes ne internet, interneti nga natyra nuk eshte i pershtatshem per rregullimet qe aplikohen ne median tradicionale.
Nikolla Mlladenov, themelues i te perditshmes FOKUS, dhe te perjavshmes me te njejtin emer foli per pervojat e tij dhe pervojat qe mediat e tjera ne Maqedoni kishin ne lidhje me censuren, dhe Kamelia Ivanova nga Shoqata e Gazetareve Evropiane te Bullgarise prezantoi pervojat e saj ne kete fushe dhe perceptimet qe vete gazetaret Bullgare kane per lirine e shprehjes ne mediat e tyre dhe ne pergjithesi ne te gjithe shtetin.
Valentina Pellizzer me Mirjana Najčevska ne sesionin per gjuhen e urrejtjes
Ne seancen e dyte, dedikuar temes "Shteti dhe Mediat", Sebastien Botreau-Bonneterre nga Instituti Nderkombetar per Paqe dhe te Drejta te Njeriut nga Caen, Roberto Beličanec nga Qendra e Zhvillimit te Medias Alida Karakushi, botuese e pavarur dhe bloger-e nga Shqiperia, dhe Damjan Georgievski nga Free Software Macedonia.
Botreau-Bonneterre diskutoi perpjekjet e bera nga shtetet per te pushtuar dhe kontrolluar internetin, duke ofruar shembullin e Kines, e cila ka perkufizimin se "interneti eshte prone e shtetit Kinez", dhe per nevojen per te siguruar qasje ne informacion dhe mbrojtje per njerezit te cilet percjellin informacione.
Roberto Beličanec foli per dallimet mes konceptit nacionalist dhe liberal mbi rolin e mediave ne kontekstin e shteteve te Ballkanit, dhe presionin e nacionalizmit i cili transformon gazetaret nga ruajtes te demokracis ne ruajtes te propagandes se cmendur, duke rezultuar ne nje situate, ne te cilen siç tha ai te gazetarise ne regjimet nacionaliste e cila "shihet vetem si armiqesore".
Alida Karakushi paraqiti pervojat e saj si aktiviste dhe bloger, ndersa Damjan Georgievski foli per abuzimet e te drejtave te autorit per te shtypur lirine e shprehjes ne media.
Ne seancen e dyte, te kushtuar per lirine e shprehjes dhe te gjuhes se urrejtjes, Drejtoresha Ekzekutive e OWPSEE (Fondacioni OneWorld Platforma per Europen Juglindore – www.oneworldsee.org), Valentina Pellizzer, paraqiti disa shembuj te qarte te gjuhes se urrejtjes ne Bosnje-Hercegovine. Ajo e vuri ne dukje kete, duke perdorur shembullin e konfliktit midis protest.ba (BiH) - e-novine portal, se edhe njerezit ne te njejten ane nuk jane te imunizuar ndaj gjuhes se demshme te urrejtjes ndaj atyre qe nuk pajtohen me ta.
Alexandre Balguy-Gallois foli per kufizimet ligjore mbi lirine e fjales dhe te shprehjes, ndersa Mirjana Najçevska nga Komiteti Maqedonas i Helsinkit dhe Zharko Trajanovski, aktivist i te drejtave te njeriut vuri ne dukje shembuj te gjuhes se urrejtjes ne Maqedoni. Trajanovski theksoi se ne Maqedoni "ne kemi kufizime te lirise se fjales dhe mbrojtjes se gjuhes se urrejtjes", ndersa Najcevska vuri theksin ne reagimin e pa qene nga institucionet kompetente kunder atyre qe perdorin gjuhen e urrejtjes, gjithashtu ka ofruar shembullin e saj ne te cilin ajo ishte e paditur nga nje gazetar "per ta detyruar ate qe ta urrej me veprimet dhe deklaratat e saj".
Se fundi, perfaqesuesit e Macedonia Free Software, mbajten seanca paralele dhe work-shope qe ofrojne ndihme ne enkriptim te te dhenave, perdorimin e software surfing anonime, mbrojtjen e intimitetit te femijeve dhe ndryshimeve te privatesise ne Facebook per te gjithe kohezgjatjen e konferences, dhe gjithashtu siguruan qasje falas ne internet nepermjet wireless, paraqiten konkluzionet e veta mbi zakonet e sigurise te atyre pjesemarresve kane qasje ne internet nepermjet rrjetit te tyre.
Konferenca u mbyll zyrtarisht nga Sebastien Botreau-Bonneterre nga Instituti Nderkombetar per Paqe dhe per te Drejtat e Njeriut nga Caen.
Search
Abras media-bhs
- KUPEK 66: Kako je ideologija pokretala jugoslavenski kolektiv?
- Otvaranje izložbe Muhameda Kafedžića, 23. maja u galeriji Collegium artisticum
- Vlasti u BiH nisu dovoljno izložene pritiscima, jer građani organizovano ne djeluju
- Plaće u RS-u manje nego prošle godine
- Suljagić: MUP RS-a priznao da su “terenske provjere” povratnika nelegalne







