Nen Driten E Ceshtjeve Te Privatesise, Google Eshte Motorri Me Popullor i Kerkimit?
Nen Driten E Ceshtjeve Te Privatesise, Google Eshte Motorri Me Popullor i Kerkimit?
8. June 2012 - 20:23 — Emiljan DyrmishiMotorri i kerkimit ne internet eshte nje Web-site i specializuar qe ka funksion kryesor ndihmen ne gjetjen e informacionit te ruajtur ne faqet e tjera te Web-it.
Motorri me i mire-njohur i kerkimit ne internet eshte Google, sigurisht. Por gjithashtu eshte edhe Yahoo, Bing, DuckDuckGo, Dogpile, dhe shume te tjere.
Motoret e kerkimit te internetit jane mjete shume te dobishme sepse ndihmojne per gjetjen e artikujve, imazheve, videove, lajmeve, faqeve te web-it.
Megjithate, Google eshte motori me i perdorur gjeresisht per kerkim ne historine e internetit. Kohet e fundit, ai u kritikua per monitorimin e perdoruesve te tij sepse çdo gje qe ju shkruani ne kete motor kerkimi, rregjistrohet.
Nje gazetar nga Tuzla, Azra Mesiq eshte nje perdorues i Google - dhe ajo ne vijim na tha:"Google, sepse eshte miku me i mire i njeriut! Google eshte gjithcka per mua, une perdorin e-mailin e tij, Picasa... Te gjitha kontaktet, adresat dhe kalendaret i mbaj ne faqet e Google."
Google eshte duke ndryshuar menyren sesi behet kerkimi ne web. Kjo do te mundesoje jo vetem ne kerkimin per terma te veçanta por edhe kerkimin per nje pyetje dhe pergjigjet nga data-baza e Google.
Yahoo eshte gjithashtu nje nga motorret e kerkimit me shume te perdorur. Ai siguron rezultate te mira kerkimi dhe nje numer te aksesoreve qe e bejne kerkimin me interesant. Ndoshta faqja kryesore eshte disi e komplikuar.
Mendimi mbizoterues eshte se dizenjimin me te mire e ka motorri i kerkimit Microsoft Bing. Perveçse ofron foto te bukura, rezultatet e kerkimit te tij jane te kenaqshme. Mbrojtja e privatesise eshte gjithashtu e nje niveli te larte. Nder te tjera, motorri Microsoft Bing heton permbajtjen e Facebook.
DuckDuckGo eshte nje motor kerkimi rezultatet e te cilit jane shume te ngjashme me rezultatet e Google. Ka shume karakteristika te tjera per kerkimin e drejtperdrejte te Wikipedia, YouTube, Amazon, etj ... Tipari me i rendesishem i ketij shfletuesi eshte mos shenimi i historise se kerkimit.
Motori me pak i njohur eshte Dogpile, i cili perdoret shume rralle ne rajon por qe eshte i pranuar gjeresisht ne vendet e tjera evropiane. Ne Japoni, ai regjistron popullaritet te madh. Privatesia e perdoruesve eshte nje tjeter tipar i shkelqyer, por rezultatet e kerkimit jane te kufizuara.
"Une perdor vetem produkte Google, keshtu qe natyrisht une perdor me shume Google Chrome. Per kete ka disa arsye dhe gjeja kryesore eshte se ai eshte i sinkronizuar mire me produktet e tjera, si Picasa," na tha punonjesi i bashkise se Grudes, profesor Sreçko Mikuliç.
Historiani i artit nga Zenica, Maja Petrovi kryesisht perdor Google, ajo tha "eshte e mundur qe pjeserisht eshte çeshtje zakoni, por edhe sepse Google ka zgjeruar aftesine e tij te kerkimit qe une nuk kam nevoje per nje tjeter motor kerkimi. Une e perdor Yahoo vetem nganjehere, atehere kur kontrolloj e-mailin tim.
Publiku eshte duke i kushtuar shume vemendje politikave te reja te privatesise se Google dhe gjurmimit te perdoruesve ne internet. Google nuk eshte i vetem ne kete situate , eshte edhe rrjeti social Facebook e Yahoo qe gjithashtu ruajne historine e asaj qe ne kerkojme ne motorrin e kerkimit.







