Text Size

Kosove

luan
13/05/2013 - 13:13

Institucionet janё pёrgjegjёse pёr sigurinё nё Komunёn e Kaçanikut. Ato nuk e kanё pёr detyrё t’i shtrojnё pёr diskutim problemet e sigurisё, por t’i zgjidhin ato. Kёshtu ёshtё thёnё nё debatin me temё: “Siguria publike dhe dukuritё negative nё shoqёri”, tё premten, i organizuar nga forumi i OJQ-ve tё Kaçanikut (FOJK) dhe i mbështetur nga Institucioni Demokraci për Zhvillim (D4D).

luan
16/04/2013 - 08:21

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës reagon ashpër ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares së gazetës “Zëri”, Selvije Bajrami, pas botimit të shkrimit “Krim me prona në Gjakovë”, në numrin e së hënës.

Gazetarja Bajrami ka lajmëruar AGPK-në se ajo ka marrë telefonata të shumta kërcënuese në numrin e saj personal dhe në numrin e gazetës, ku persona të panjohur i kanë thënë se “do ta shohësh...

luan
10/04/2013 - 12:34

Prishtinë, 8 prill 2013 - Deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë ka qenë dhe mbetet njëra ndër problematikat më të ndjeshme në luftën kundër korrupsionit. Kjo për faktin që, prej vitit 2010, prej që është miratuar Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, shifrat që këta zyrtarë kanë publikuar ndër vite tregojnë hapur përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe mungesën e transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës.

luan
04/04/2013 - 20:48

Në kuadër të projektit të përbashkët të titulluar “Ndërtimi i Partneriteteve për Veprim Lokal” të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Europeum (European Institute for Policy), i cili ka për qëllim inicimin e projekteve të përbashkëta lokale mes organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe Republikën e Çekisë, më 4 prill, CBM Mitrovica organizoi...

luan
04/04/2013 - 12:51

Me anë të një komunikate të lëshuar për shtyp, Qendra e Gruas “Prehja” nga Skenderaj ka shprehur pakënaqësitë me nepotizmin në rritje të udhëheqësve të komunës së Skenderajt.

“Se nepotizmi është dukuri në rritje në komunën e Skenderajt dëshmon edhe fakti se gjatë një debati publik, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, vet e kishte pranuar, se që nga ardhja e tij në pushtet, kishte ndikuar drejtpërdrejt në punësimin e rreth 3 mijë personave anekënd Kosovës, nëpër institucione publike...

luan
26/03/2013 - 14:20

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë), shprehën shqetësimin e tyre ndaj kërcënimit që i është bërë znj. Nazlie Balaj e cila njihet si njëra ndër avokueset më të zëshme për të drejtat e njeriut e në veçanti njohjen e statusit si kategori e veçantë për personat ndaj të cilëve është shkaktuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

luan
06/03/2013 - 10:33

Konsorciumi i Organizatave Jo-Qeveritare për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), përkrah Grupin e qytetarëve protestues, në protestat e vazhdueshme kundër fryrjes së faturave të energjisë elektrike. Organizatat anëtare të KOSID-it, i bashkëngjiten protestës së paralajmëruar sot më 6 mars 2013, prej orës 12.00.

luan
04/03/2013 - 09:02

Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të paraqesin kërcënimin kryesor për sundimin e ligjit në Kosovë, e po ashtu janë dy shtyllat kryesore që pengojnë procesin e shpejtë dhe të drejtë të liberalizimit të vizave.