Text Size

Kosovo

luan
13/05/2013 - 12:59

Në Kosovë gratë ndihen të diskriminuara edhe në aspektin e punësimit. Pavarësisht faktit se femrat në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullatës së përgjithshme, ato vazhdojnë të mbesin në pozitë të pavolitshme sa i përket strukturës në punësim.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave kosovare punojnë. Përfaqësuese të grave nga Institucioni i Avokatit të Popullit, shprehin shqetësimin e tyre se për këtë, duke thënë se diskriminimi fillon nga...

luan
25/04/2013 - 09:13

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të RTK-së, Gëzim Bimbashi, të hënën në veri të Mitrovicës, derisa ky i fundit përcillte protestën e serbëve në veri, shkruan e përditshmja Tribuna.

luan
22/04/2013 - 22:47

Më 19 prill 2013 në Mitrovicë është përmbyllur një seri prej pesë debatesh të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për përfaqësues të komunitetit islam, ortodoks serb, katolik, protestant dhe hebre me qëllim lehtësimin e dialogut ndërfetar, promovimin e tolerancës, dhe lirinë e fesë dhe besimit. 

luan
18/04/2013 - 21:57

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur tryezë të enjten me të rinjtë e qytetit të Pejës ku është biseduar për përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqes. 

luan
05/04/2013 - 10:14

Të pakënaqur me gjendjen e ndotur mjedisore të krijuar nga Korporata Elektro-energjetike e Kosovës, një numër i banorëve të Obiliqit, qytetit më të prekur nga ndotja që vjen nga termocentralet e KEK-ut, protestuan të enjten moton “Edhe ne kemi të drejtë të marrim frymë”.

luan
02/04/2013 - 08:47

Prishtinë, 28 mars 2013 – Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander dënoi sot fuqishëm sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj aktivistes së mirënjohur për të drejta të njeriut, Nazlie Bala.

Bala kishte marrë pjesë në një debat televiziv rreth të drejtave të grave të dhunuara gjatë konfliktit, të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës më 18 mars 2013 dhe të moderuar nga Edita Curri. Më 20 mars, Bala mori kërcënim me vdekje, përderisa ishte kërcënuar...

luan
29/03/2013 - 23:01

Rreth 100 organizata joqeveritare rinore kanë nënshkruar të enjten kontratat me Ministrinë e Kulturës, Rinisë për subvencionim të projekteve të ndryshme në fushat e sigurisë njerëzore, integrimit shoqëror, pjesëmarrje të rinisë, sport dhe kulturë. Subvenciomi i OJQ-ve është bërë përmes një konkursi publik dhe mbështetja në total shkon në mbi 150 mijë euro.

luan
26/03/2013 - 14:04

Me datën 26 mars 2013, u mbajt tryeza e diskutimit “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme?” në Obiliq me përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Ky takim i hapur me qytetarë kishte qëllim të diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe për të elaboruar ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor. 

D4D dhe Forumi paraqitën qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin...