Text Size

Headnews

luan
18/06/2013 - 09:23

Lëvizja FOL ka mbajtur të hënën, më 17 qershor, konferencën për media me ç’rast ka publikuar raportin: “Zyrtarët s’e fishkëllejnë korrupsionin: Niveli i njohurive dhe përvojës së zyrtarëve publikë rreth Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve”.

luan
18/06/2013 - 08:58

Vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë, thuhet në raportin më të ri të organizatës Freedom House - “Vendet në Tranzicion”.

Në pjesën për Ballkanin thuhet se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit...

luan
13/06/2013 - 19:09

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK), ka organizuar një konferencë për media në të cilën janë prezantuar disa probleme në procesin e monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

luan
13/06/2013 - 17:17

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit dhe thirrjet publike kundër punës së EULEX-it, e në veçanti kundër procedimit të disa lëndëve për krime lufte.

luan
11/06/2013 - 09:01

Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qendrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqipërisë ( Shkodër, Elbasan, Berat e Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

luan
11/06/2013 - 08:53

Të mërkurën, me datën 5 qershor 2013, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punimin Mbulimi i Komuniteteve Pakicë në Mediat e Shkruara të Kosovës.

luan
11/06/2013 - 08:36

Shoqata qytetare Njuz.org, në kuadër të projektit të saj “Njohuria e Mediave”, ka lansuar faqen e internetit www.posmatrac.rs e cila synon të kontribuojë në pluralizmin e mediave, zhvillimin e njohurisë të mediave dhe vetëdije të shtuar kritike të konsumatorëve të lajmeve në Serbi.

luan
10/06/2013 - 17:43

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për keqtrajtimin e rëndë që është bërë ndaj gazetares së “Kohës Ditore” Salie Gajtani, nga ana e stafit mjekësor të Klinikes Gjinekologjike të QKUK-së, ku ajo kishte shkuar për të lindur fëmijën e tretë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Rrjeti i Grave, ky grup “mjekësh dhe infermierësh” duke mos e kryer punën e tyre sipas kontratës dhe betimit të Hipokratit, e kanë sjellë buzë vdekjes gazetaren...