Text Size

Rotator

luan
16/05/2013 - 10:09

Sot, më 15 maj 2013, Shoqata GONG tërhoqi vërejtjen se Kroacia sërish po përballet me rrezikun e dështimit të kalimit të testit të transparencës së financimit të reklamimit të partive politike për zgjedhjet në pritje lokale 2013, për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të Ligjit për financimin e fushatave politike.

luan
16/05/2013 - 09:38

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka bërë kërkesë që të monitorojë punëtorinë e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që po mbahet në Pejë, e cila temë ka plotësimin e disa rregullave zgjedhore të KQZ-së, por kjo kërkesë është refuzuar.

luan
16/05/2013 - 09:28

Vëzhguesit zgjedhorë nga Organizata Për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka filluar misionin e vet për zgjedhjet e përgjithshme më 23 qershor në Shqipëri, raportojnë mediat shqiptare.

Ekipi i parë prej 15 anëtarëve të OSBE-së tashmë është në Tiranë, ndërsa afro 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, do të arrijnë pak para zgjedhjeve të përgjithshme, ka thënë sot shefja e misionit Conny McCormack.

Në zgjedhjet e 23 qershorit do të zgjedhen 140 anëtarë të Kuvendit të...

luan
15/05/2013 - 08:52

Më 11 maj, Aleanca Qytetare e Malit të Zi mbajti një punëtori në panairin e librave në Podgoricë në temën “Publikimi në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”. Stenda e saj ofroi raporte të AQ-së, por gjithashtu një numër të publikimeve të rëndësishme të OJQ-ve tjera nga Mali i Zi dhe rajoni.

luan
13/05/2013 - 13:13

Institucionet janё pёrgjegjёse pёr sigurinё nё Komunёn e Kaçanikut. Ato nuk e kanё pёr detyrё t’i shtrojnё pёr diskutim problemet e sigurisё, por t’i zgjidhin ato. Kёshtu ёshtё thёnё nё debatin me temё: “Siguria publike dhe dukuritё negative nё shoqёri”, tё premten, i organizuar nga forumi i OJQ-ve tё Kaçanikut (FOJK) dhe i mbështetur nga Institucioni Demokraci për Zhvillim (D4D).

luan
13/05/2013 - 12:59

Në Kosovë gratë ndihen të diskriminuara edhe në aspektin e punësimit. Pavarësisht faktit se femrat në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullatës së përgjithshme, ato vazhdojnë të mbesin në pozitë të pavolitshme sa i përket strukturës në punësim.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave kosovare punojnë. Përfaqësuese të grave nga Institucioni i Avokatit të Popullit, shprehin shqetësimin e tyre se për këtë, duke thënë se diskriminimi fillon nga...

Dejan Georgievski
01/05/2013 - 20:51

”Praktika tregon se gazetaria e përgjegjshme dhe etike asnjëherë nuk është rezultat i zgjidhjeve ligjore dhe dispozitave shtetërore, por i respektimit vullnetar të kodit të cilin e ka krijuar vetë komuniteti i mediave”. (Doracak për etikën në gazetari). Shkruan Zharko Trajanovski, magjistër për të drejtat e njeriut.

luan
30/04/2013 - 21:27

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur tryezën e tretë për “Ngritjen e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes”. Pas debateve të mbajtura më parë me përfaqësues të femrave dhe të rinjve të Pejës, pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë burrat e qytetit të Pejës, të cilët kanë biseduar se si ata e shohin përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqes.