Text Size

Campaign

luan
10/12/2013 - 14:28

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Avokati i Popullit, punonjës të policisë dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, kanë bërë thirrje për ndalje të dhunës ndaj grave.

Thirrjet i kanë lansuar të hënën në një konferencë që është mbajtur në Prishtinë, ku kanë përmbyllur fushatën e ndërgjegjësimit “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas” në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bashkë me Policinë e Kosovës, raporton...

luan
09/12/2013 - 18:54

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsion (9 dhjetor), ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Si e gjen Kosovën dita ndërkombëtare kundër korrupsionit”, me qëllim të diskutimit të efikasitetit të institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit.

luan
09/12/2013 - 18:50

Për ekspertët e shëndetit publik, shifrat e larta të personave të diagnostikuar me HIV gjatë 10 mujorit të 2013, janë një kambanë alarmi për Ministrinë e Shëndetësisë e cila duhet të ndërhyjë urgjent me fonde me qëllim parandalimin e rasteve.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin Kuvendor të Shëndetësisë, infeksionisti Arjan Harxhi u shpreh se testimi vullnetar është rruga më e mirë e parandalimit, por në QSUT dhe në të gjitha qendrat e këshillimit të HIV ky shërbim nuk ofrohet...

luan
03/12/2013 - 18:46

Me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata HandiKOS ka organizuar Marshin për Kosovën Gjithëpërfshirëse. Ky marsh ka pasur për qëllim rritjen e vizibilitetit të personave me aftësi te kufizuara dhe ngritjen e vetëdijes së shoqërisë së gjithmbarshme për barrierat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara gjatë përpjekjeve për pjesëmarrje të plotë dhe efektive në...

luan
03/12/2013 - 18:17

Zyrtarë të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë vlerësuar në një raport të tyre se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës ka përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Megjithatë, sipas tyre, janë identifikuara disa çështje nga vëzhguesit apo monitoruesit e ENEMO-s, si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, votimi familjarë.
Zyrtarë të këtij misioni vëzhgues kanë lavdëruar...

luan
25/11/2013 - 17:55

Për t’i thënë “Stop” dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare, shoqëria civile ka nisur sot një marshim paqësor për 16 Ditët kundër Dhunës ndaj Grave. Shifrat e dhunës ndaj grave në Shqipëri janë trefishuar krahasuar me katër vite më parë.

luan
25/11/2013 - 17:50

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Jacobson, u takua të hënën me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatava për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 Dhjetorit në Kosovë.
 

luan
25/11/2013 - 17:42

Sot, më 25 nëntor, shënohet Dita për Eliminimin e Dhunës Kundër Femrave. Qëllimi i kësaj dite është sensibilizimi dhe theksimi i faktit se femrat në mbarë botën i nënshtrohen dhunës fizike dhe asaj seksuale, si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.