Text Size

Civil Rights

luan
24/04/2013 - 08:55

Në një debat organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të mbajtur më 22 prill 2013 në Hotelin Holiday Inn në Shkup, komuniteti i mediave në Maqedoni përfundoi se përmbajtjet dhe mënyra e përgatitjes së projektligjit për media të propozuar nga qeveria e Maqedonisë janë tërësisht të papranueshme.

luan
16/04/2013 - 08:16

Pas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kërkon më tepër vëmendje për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për t'i dhënë kësaj kategorie mundësi të barabarta si në arsim dhe punësim, raporton Top Channel.

luan
05/04/2013 - 10:14

Të pakënaqur me gjendjen e ndotur mjedisore të krijuar nga Korporata Elektro-energjetike e Kosovës, një numër i banorëve të Obiliqit, qytetit më të prekur nga ndotja që vjen nga termocentralet e KEK-ut, protestuan të enjten moton “Edhe ne kemi të drejtë të marrim frymë”.

luan
04/04/2013 - 12:51

Me anë të një komunikate të lëshuar për shtyp, Qendra e Gruas “Prehja” nga Skenderaj ka shprehur pakënaqësitë me nepotizmin në rritje të udhëheqësve të komunës së Skenderajt.

“Se nepotizmi është dukuri në rritje në komunën e Skenderajt dëshmon edhe fakti se gjatë një debati publik, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, vet e kishte pranuar, se që nga ardhja e tij në pushtet, kishte ndikuar drejtpërdrejt në punësimin e rreth 3 mijë personave anekënd Kosovës, nëpër institucione publike...

luan
02/04/2013 - 08:47

Prishtinë, 28 mars 2013 – Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander dënoi sot fuqishëm sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj aktivistes së mirënjohur për të drejta të njeriut, Nazlie Bala.

Bala kishte marrë pjesë në një debat televiziv rreth të drejtave të grave të dhunuara gjatë konfliktit, të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës më 18 mars 2013 dhe të moderuar nga Edita Curri. Më 20 mars, Bala mori kërcënim me vdekje, përderisa ishte kërcënuar...

luan
26/03/2013 - 14:04

Me datën 26 mars 2013, u mbajt tryeza e diskutimit “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme?” në Obiliq me përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Ky takim i hapur me qytetarë kishte qëllim të diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe për të elaboruar ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor. 

D4D dhe Forumi paraqitën qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin...

luan
25/03/2013 - 23:30

Shqipëria është vendi më homofob i  Europës, vlerësoi një raport i  Fondacionit “Shoqëri e Hapur” (Open Society), publikuar ditën e hënë, raporton Top Channel.

Sipas këtij raporti, vendi ynë është ai që më pak aprovon stilin e jetesës së çifteve homoseksuale, biseksuale, transeksuale apo lesbike.

Sondazhi i  “Open Society” u realizua në 30 vende europiane dhe në Shqipëri, më shumë se gjysma e popullsisë, ose 53% e saj, u përgjigjën se “anëtarët e...

luan
14/03/2013 - 00:24

Mijëra protestues iu përgjigjën të mërkurën organizatorëve të marshit “Ndaloje Hajninë – Zhvilloje Shtetin", i cili u organizua në kryeqytetin e Kosovës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit u mblodhën mu në mesditë para zyrave të KEK-ut, prej nga marshuan paqësisht nëpër sheshin “Nënë Tereza” deri para godinës Qeverisë, e cila bashkë-akuzohet nga qytetarët për fryrje faturave të rrymës.

Protestuesit në fakt manifestuan pakënaqësinë përgjithësisht ndaj gjendjes në të cilën...