Text Size

Civil society

luan
16/05/2013 - 09:38

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka bërë kërkesë që të monitorojë punëtorinë e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që po mbahet në Pejë, e cila temë ka plotësimin e disa rregullave zgjedhore të KQZ-së, por kjo kërkesë është refuzuar.

luan
13/05/2013 - 13:13

Institucionet janё pёrgjegjёse pёr sigurinё nё Komunёn e Kaçanikut. Ato nuk e kanё pёr detyrё t’i shtrojnё pёr diskutim problemet e sigurisё, por t’i zgjidhin ato. Kёshtu ёshtё thёnё nё debatin me temё: “Siguria publike dhe dukuritё negative nё shoqёri”, tё premten, i organizuar nga forumi i OJQ-ve tё Kaçanikut (FOJK) dhe i mbështetur nga Institucioni Demokraci për Zhvillim (D4D).

luan
30/04/2013 - 21:27

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur tryezën e tretë për “Ngritjen e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes”. Pas debateve të mbajtura më parë me përfaqësues të femrave dhe të rinjve të Pejës, pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë burrat e qytetit të Pejës, të cilët kanë biseduar se si ata e shohin përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqes.

luan
19/04/2013 - 09:40

Organizata joqeveritare Civil – Qendra për Liri dje, më 18 prill 2013, apeloi sërish tek pjesëmarrësit e Zgjedhjeve Lokale 2013 që t’u përmbahen ligjeve dhe parimeve për zgjedhje të lira dhe pa dhunë në përsëritjen e votimeve të cilat do të mbahen të dielën, më 22 prill 2013.

luan
18/04/2013 - 21:57

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur tryezë të enjten me të rinjtë e qytetit të Pejës ku është biseduar për përfshirjen e femrave në mekanizmat ekzistuese për ndërtimin e paqes. 

luan
10/04/2013 - 12:34

Prishtinë, 8 prill 2013 - Deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë ka qenë dhe mbetet njëra ndër problematikat më të ndjeshme në luftën kundër korrupsionit. Kjo për faktin që, prej vitit 2010, prej që është miratuar Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, shifrat që këta zyrtarë kanë publikuar ndër vite tregojnë hapur përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe mungesën e transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës.

luan
04/04/2013 - 20:48

Në kuadër të projektit të përbashkët të titulluar “Ndërtimi i Partneriteteve për Veprim Lokal” të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Europeum (European Institute for Policy), i cili ka për qëllim inicimin e projekteve të përbashkëta lokale mes organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe Republikën e Çekisë, më 4 prill, CBM Mitrovica organizoi...

luan
04/04/2013 - 12:51

Me anë të një komunikate të lëshuar për shtyp, Qendra e Gruas “Prehja” nga Skenderaj ka shprehur pakënaqësitë me nepotizmin në rritje të udhëheqësve të komunës së Skenderajt.

“Se nepotizmi është dukuri në rritje në komunën e Skenderajt dëshmon edhe fakti se gjatë një debati publik, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, vet e kishte pranuar, se që nga ardhja e tij në pushtet, kishte ndikuar drejtpërdrejt në punësimin e rreth 3 mijë personave anekënd Kosovës, nëpër institucione publike...