Text Size

Civil society

luan
03/12/2013 - 18:46

Me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata HandiKOS ka organizuar Marshin për Kosovën Gjithëpërfshirëse. Ky marsh ka pasur për qëllim rritjen e vizibilitetit të personave me aftësi te kufizuara dhe ngritjen e vetëdijes së shoqërisë së gjithmbarshme për barrierat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara gjatë përpjekjeve për pjesëmarrje të plotë dhe efektive në...

luan
03/12/2013 - 18:17

Zyrtarë të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë vlerësuar në një raport të tyre se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës ka përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Megjithatë, sipas tyre, janë identifikuara disa çështje nga vëzhguesit apo monitoruesit e ENEMO-s, si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, votimi familjarë.
Zyrtarë të këtij misioni vëzhgues kanë lavdëruar...

luan
03/12/2013 - 17:50

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), ka lansuar të martën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2013, nga Transparency International. Ky raport paralajmëron se abuzimi me pushtetin, marrëveshjet e fshehta dhe ryshfeti, vazhdojnë të rrënojnë shoqërinë në gjithë botën.

luan
03/12/2013 - 09:28

Përgjatë vitit 2013 në Shqipëri është rritur korrupsioni. Ky ka qenë konstatimi i bërë sot nga organizata “Transparency International  Albania”, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 116-të, nga 177 shtete gjithsej.  TIA i uli disa pikë më poshtë Shqipërinë dhe Kosovën, krahasuar me vitin e kaluar, për sa i përket perceptimit të korrupsionit. Në një listë prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet në vendin e 116-të, nga vendi i 113-të që ishte një vit më...

luan
29/11/2013 - 11:25

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” (DnV), ka publikuar të premten Raportin me të gjeturat nga monitorimi i fushatës zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 1 dhjetorit.

luan
27/11/2013 - 18:37

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, publikuan raportin “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”. Kjo ngjarje bashkoi më shumë se dyzet pjesëmarrës (donatorë, organizatat jo qeveritare të grave dhe pjesëtarë tjerë të shoqërisë civile) për të diskutuar të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit nëntëmujor.

luan
27/11/2013 - 17:56

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka publikuar raportin “Pandëshkueshmëria në Kosovë: Pasuria e Pajustifikueshme”, i cili adreson çështjen e nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë, me theks të veçantë në çështjen e pasurimit të paligjshëm dhe mungesën e hetimeve proaktive lidhur me pasurinë e pajustifikueshme të krijuar në Kosovë gjatë viteve të kaluara, raporton RTKlive.

luan
25/11/2013 - 17:55

Për t’i thënë “Stop” dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare, shoqëria civile ka nisur sot një marshim paqësor për 16 Ditët kundër Dhunës ndaj Grave. Shifrat e dhunës ndaj grave në Shqipëri janë trefishuar krahasuar me katër vite më parë.