Text Size

Conflict resolution

luan
10/12/2013 - 18:53

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS) dhe aktivistët e saj, me rastin e 10 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në mesditën e së martës organizuan një aksion simbolik, përmes të cilit kërkuan zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

luan
09/09/2013 - 08:05

Më 7 shtator Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët të titulluar: “A ka nevojë Kosova për gjykatë speciale/departament të posaçëm për krime lufte?”. Gjatë debatit pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre mbi temën, ku disa pjesëmarrës kundërshtuan themelimin e një gjykatë apo dhomë speciale, duke argumentuar se thjesht nuk ka nevojë. Argumenti ishte se do të duhej të themelohej një gjykatë për krimet e rënda e cila ndër të tjera mund të merrej edhe me...

luan
13/06/2013 - 17:17

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit dhe thirrjet publike kundër punës së EULEX-it, e në veçanti kundër procedimit të disa lëndëve për krime lufte.

luan
11/06/2013 - 08:53

Të mërkurën, me datën 5 qershor 2013, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punimin Mbulimi i Komuniteteve Pakicë në Mediat e Shkruara të Kosovës.

luan
26/03/2013 - 17:46

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 25 mars ka emëruar këshilltarin e saj ligjor Selim Selimin të dërguar personal në Grupin Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n.

Deri tash, të dërguarit e vet personal i kanë emëruar kryetari i Republikës së Kroacisë, i Malit të Zi dhe i Maqedonisë, dhe dy anëtarë të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, kurse emërimi i të dërguarit personal të tretë të Kryesisë pritet.