Text Size

Corruption and Transparency

luan
18/06/2013 - 09:23

Lëvizja FOL ka mbajtur të hënën, më 17 qershor, konferencën për media me ç’rast ka publikuar raportin: “Zyrtarët s’e fishkëllejnë korrupsionin: Niveli i njohurive dhe përvojës së zyrtarëve publikë rreth Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve”.

luan
18/06/2013 - 08:58

Vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë, thuhet në raportin më të ri të organizatës Freedom House - “Vendet në Tranzicion”.

Në pjesën për Ballkanin thuhet se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit...

luan
13/06/2013 - 19:09

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK), ka organizuar një konferencë për media në të cilën janë prezantuar disa probleme në procesin e monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

luan
31/05/2013 - 18:55

Lëvizja FOL organizoi debatin me temën mbi Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të lartë Publikë, i cili ligj është në proces të ndryshimeve të rëndësishme dhe të harmonizimit më Kodin Penal të Kosovës. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kundër Korrupsion, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat.

luan
16/05/2013 - 10:09

Sot, më 15 maj 2013, Shoqata GONG tërhoqi vërejtjen se Kroacia sërish po përballet me rrezikun e dështimit të kalimit të testit të transparencës së financimit të reklamimit të partive politike për zgjedhjet në pritje lokale 2013, për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të Ligjit për financimin e fushatave politike.

luan
16/05/2013 - 09:38

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka bërë kërkesë që të monitorojë punëtorinë e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që po mbahet në Pejë, e cila temë ka plotësimin e disa rregullave zgjedhore të KQZ-së, por kjo kërkesë është refuzuar.

luan
16/04/2013 - 08:21

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës reagon ashpër ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares së gazetës “Zëri”, Selvije Bajrami, pas botimit të shkrimit “Krim me prona në Gjakovë”, në numrin e së hënës.

Gazetarja Bajrami ka lajmëruar AGPK-në se ajo ka marrë telefonata të shumta kërcënuese në numrin e saj personal dhe në numrin e gazetës, ku persona të panjohur i kanë thënë se “do ta shohësh...

luan
10/04/2013 - 12:34

Prishtinë, 8 prill 2013 - Deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë ka qenë dhe mbetet njëra ndër problematikat më të ndjeshme në luftën kundër korrupsionit. Kjo për faktin që, prej vitit 2010, prej që është miratuar Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, shifrat që këta zyrtarë kanë publikuar ndër vite tregojnë hapur përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe mungesën e transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës.