Text Size

Discrimination

luan
21/05/2013 - 09:27

Kryeministri Sali Berisha flet në konferencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mbi tolerancën dhe mosdiskriminimin.

"Shqipëria është shembull për tolerancën fetare. Kjo konferencë e OSBE-së është me shumë rëndësi", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se marrëdhëniet ndër-fetare nuk kanë ngjallur probleme serioze, ndërsa theksoi se dhuna ndaj gruas është një model diskriminimi patriarkal. (Burimi: Top Channel...

luan
21/05/2013 - 09:10

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë paraqiti sot, më 20 maj 2013, portalin “Raporto Krimet e Urrejtjes” (www.zlostorstvaodomraza.com) i cili u mundëson qytetarëve të raportojnë krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes. Portali ofron një hartë me krimet e raportuara të urrejtjes dhe incidentet e raportuara të urrejtjes në Maqedoni.

luan
13/05/2013 - 12:59

Në Kosovë gratë ndihen të diskriminuara edhe në aspektin e punësimit. Pavarësisht faktit se femrat në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullatës së përgjithshme, ato vazhdojnë të mbesin në pozitë të pavolitshme sa i përket strukturës në punësim.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave kosovare punojnë. Përfaqësuese të grave nga Institucioni i Avokatit të Popullit, shprehin shqetësimin e tyre se për këtë, duke thënë se diskriminimi fillon nga...

luan
16/04/2013 - 08:16

Pas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kërkon më tepër vëmendje për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për t'i dhënë kësaj kategorie mundësi të barabarta si në arsim dhe punësim, raporton Top Channel.

luan
10/04/2013 - 09:38

9 prill 2013 - Dita Ndërkombëtare e Romëve është shënuar dje, më 8 prill 2013, në mbarë botën. Më poshtë është një pasqyrim i shkurtër i aktiviteteve të cilat shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor

luan
25/03/2013 - 23:30

Shqipëria është vendi më homofob i  Europës, vlerësoi një raport i  Fondacionit “Shoqëri e Hapur” (Open Society), publikuar ditën e hënë, raporton Top Channel.

Sipas këtij raporti, vendi ynë është ai që më pak aprovon stilin e jetesës së çifteve homoseksuale, biseksuale, transeksuale apo lesbike.

Sondazhi i  “Open Society” u realizua në 30 vende europiane dhe në Shqipëri, më shumë se gjysma e popullsisë, ose 53% e saj, u përgjigjën se “anëtarët e...

Dejan Georgievski
20/03/2013 - 17:17

A mund gazetarët të mbledhin të dhëna për orientimin seksual të gazetarëve të tjerë dhe të publikojnë lista me gazetarë-homoseksualë? Shkruan Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut.

luan
25/02/2013 - 10:24

Institucionet në Kosovë duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për ta implementuar në tërësi legjislacionin dhe të finalizojnë procesin e reformës së shërbimit civil, përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë të grave dhe komuniteteve, thonë dy raportet plotësuese të OSBE-së të publikuara më 22 shkurt 2013.

Raporti i parë ofron një pasqyrë të statusit aktual të zbatimit të ligjeve për shërbimin civil dhe Bordit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ndërsa raporti i dytë fokusohet në...