Text Size

Freedom of expression

luan
10/12/2013 - 10:56

Në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, ambasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP-së, u ndanë sot shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.
 
Kjo ngjarje, tanimë tradicionale, mbahet për të nderuar përpjekjet e palodhshme të gazetarëve për të deklaruar publikisht çështjet korruptive dhe për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 

luan
25/11/2013 - 17:55

Për t’i thënë “Stop” dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare, shoqëria civile ka nisur sot një marshim paqësor për 16 Ditët kundër Dhunës ndaj Grave. Shifrat e dhunës ndaj grave në Shqipëri janë trefishuar krahasuar me katër vite më parë.

luan
25/11/2013 - 17:50

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Jacobson, u takua të hënën me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatava për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 Dhjetorit në Kosovë.
 

luan
16/11/2013 - 12:01

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) në një konferencë të organizuar publikoi raportin e fundit, ku ka analizuar pozitën e komunitetit LGBT në Kosovë. Hulumtimi i cili ka zgjatur përgjatë tërë vitit, ka përfshirë intervista me zyrtarë shtetëror (njësi për te drejtat e njeriut), gjykatës, policë, profesionist mjekësor si dhe intervista me pjesëtarë të komunitetit LGBT në Kosovë.

luan
14/11/2013 - 19:38

Forumi Rajonal i Feministeve të reja për vitin 2013, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka shfaqur një performancë si pjesë të iniciativës për fuqizimin e vajzave, raporton Kosovapress.
 
Sipas organizatores, Zana Rudi, nga Rrjeti i Grave, kjo i përfshin vajzat nga e gjitha Kosova, të cilat kanë pasur rastin për t’i ngritur problemet dhe për t’i gjetur zgjidhjet.

luan
05/11/2013 - 12:10

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, e cila vëzhgoi zgjedhjet lokale, i vlerësoi zgjedhjet e së dielës si të qeta dhe demokratike. Megjithatë, vëzhguesit e zgjedhjeve paraqiten disa parregullsi të cilat e karakterizuan procesin zgjedhor. Parregullsitë përfshijnë praninë e personave të paautorizuar në qendra të votimit, votimin familjar dhe rastet e fenomenit të “votës së korruptuar" ku dyshohet se votuesit kanë bërë fotografimin e...

luan
05/09/2013 - 09:01

Të mërkurën, më 4 shtator 2013, një prokuror i EULEX-it nga Njësiti Mobil i Prokurorisë, dhe një prokuror i shtetit prej Prokurorisë Themelore të Prishtinës ngritën aktakuzë kundër tre qytetarëve të Kosovës për përfshirje në sulmin ndaj Kosovo 2.0 që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 në Sallën e Kuqe të Qendrës së rinisë dhe sporteve.