Text Size

Freedom of information

luan
04/03/2014 - 09:42

Lëvizja FOL ka publikuar të hënën raportin analitik “Tatimi në Pronë në Komunat e Kosovës”. Në këtë raport analizohet shkalla e inkasimit të tatimit të faturuar në pronë nga ana e komunave të Kosovës si dhe rëndësia e këtij inkasimi për qëndrueshmërinë financiare të komunave.

luan
10/12/2013 - 10:56

Në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, ambasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP-së, u ndanë sot shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.
 
Kjo ngjarje, tanimë tradicionale, mbahet për të nderuar përpjekjet e palodhshme të gazetarëve për të deklaruar publikisht çështjet korruptive dhe për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 

luan
04/11/2013 - 11:22

Mbi pesë mijë qytetarë kanë raportuar për parregullsi në kuadër të fushatës “Voto dhe vëzhgo” të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka njoftuar ky fondacion.

Të ndara nëpër kategori sipas natyrës së parregullsive, çdo i katërti votues që ka dërguar mesazh tek “Voto dhe vëzhgo”, raportoi probleme me listën e votuesve, ku dominojnë ato që tregojnë për personat e vdekur që akoma figurojnë në lista.

luan
14/09/2013 - 07:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi të premten se Ligji për Qasje në Dokumente Publike siguron të drejtën e secilit për qasje në dokumentet zyrtare të institucioneve publike, por sipas tij një sfidë më vete përbën, megjithatë, zbatimi rigoroz dhe i plotë i këtij legjislacioni. Kryeparlamentari këto komente i bëri në konferencën me temë: “Qasja në informata, këshilla dhe ndihmë aktive”, mbajtur në Prishtinë, organizuar nga Programi për të Drejtat Civile në Kosovë.

luan
05/09/2013 - 09:01

Të mërkurën, më 4 shtator 2013, një prokuror i EULEX-it nga Njësiti Mobil i Prokurorisë, dhe një prokuror i shtetit prej Prokurorisë Themelore të Prishtinës ngritën aktakuzë kundër tre qytetarëve të Kosovës për përfshirje në sulmin ndaj Kosovo 2.0 që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 në Sallën e Kuqe të Qendrës së rinisë dhe sporteve.

luan
02/09/2013 - 08:22

Lëvizja FOL, në kuadër të serisë së debateve nëpër komuna për “Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve” ka mbajtur të premten, më 30 gusht, takimin e radhës në komunën e Gjilanit me temën “Pakoja Ligjore Anti-Korrupsion: Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve”. Në këtë debat u diskutua për nivelin e zbatimit të ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjit mbi Mbrojtjen e Informatorëve dhe se sa zyrtarët publikë denoncojnë parregullsitë, veprimet e...

Dejan Georgievski
28/08/2013 - 12:19

Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja....