Text Size

Human rights

Dejan Georgievski
29/05/2013 - 05:32

Përdorimi i terminologjisë së respektueshme ndaj personave me aftësi të kufizuara është një sfidë e veçantë etike, sepse fjalët fyese mund të krijojnë ndjenjën e përjashtimit apo dëbimit, shkruan eksperti për të drejtat e njeriut, Zharko Trajanovski në analizën e cila fillimisht u publikua në ueb-blogun mediumi.kauza.mk. Më poshtë vijon pjesa e parë e analizës së tij.

luan
22/05/2013 - 09:18

Me 21 maj 2013 është përmbyllur në Elbasan të Shqipërisë një punëtori dy-ditore për përfaqësues të gjashtë komunave kosovare me temë përfshirjen e grave në procesin e hartimit të buxheteve komunale. Punëtoria është pjesë e përpjekjeve të Misionit të OSBE-së për të zhvilluar tutje kulturën e financimit publik që respekton aspektet gjinore.

luan
21/05/2013 - 09:10

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë paraqiti sot, më 20 maj 2013, portalin “Raporto Krimet e Urrejtjes” (www.zlostorstvaodomraza.com) i cili u mundëson qytetarëve të raportojnë krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes. Portali ofron një hartë me krimet e raportuara të urrejtjes dhe incidentet e raportuara të urrejtjes në Maqedoni.

luan
15/05/2013 - 08:52

Më 11 maj, Aleanca Qytetare e Malit të Zi mbajti një punëtori në panairin e librave në Podgoricë në temën “Publikimi në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”. Stenda e saj ofroi raporte të AQ-së, por gjithashtu një numër të publikimeve të rëndësishme të OJQ-ve tjera nga Mali i Zi dhe rajoni.

luan
10/04/2013 - 09:38

9 prill 2013 - Dita Ndërkombëtare e Romëve është shënuar dje, më 8 prill 2013, në mbarë botën. Më poshtë është një pasqyrim i shkurtër i aktiviteteve të cilat shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor

luan
02/04/2013 - 08:47

Prishtinë, 28 mars 2013 – Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander dënoi sot fuqishëm sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj aktivistes së mirënjohur për të drejta të njeriut, Nazlie Bala.

Bala kishte marrë pjesë në një debat televiziv rreth të drejtave të grave të dhunuara gjatë konfliktit, të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës më 18 mars 2013 dhe të moderuar nga Edita Curri. Më 20 mars, Bala mori kërcënim me vdekje, përderisa ishte kërcënuar...

luan
02/04/2013 - 08:20

Ekspozita e fotografive “Mund ta bësh nëse do” nga Almin Zrno, e organizuar si pjesë e një programi të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve 2013, më 8 prill, dhe e dedikuar për fushatën e përmirësimit të arsimimit të fëmijëve romë, u hap sot në Sarajevë.

luan
20/03/2013 - 09:24

Biblioteka online për të drejtat e njeriut me afro 7,000 libra me temën e të drejtave të njeriut është prezantuar dhe hapur zyrtarisht më 15 mars 2013, në Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë në Beograd. Në URL-në www.hrlibrary.rs, vizitorët mund të shfletojnë librat e ofruara për teorinë dhe praktikën e të drejtave të njeriut.