Text Size

Information and Media

luan
11/06/2013 - 08:53

Të mërkurën, me datën 5 qershor 2013, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punimin Mbulimi i Komuniteteve Pakicë në Mediat e Shkruara të Kosovës.

luan
21/05/2013 - 12:31

Samiti i Mozilla-s që do të mbahet gjatë këtij viti në Bruksel, Santa Clara të SHBA-së dhe Toronto të Kanadasë do të ketë pjesëmarrës në mesin e shumë kontribuuesve vullnetarë edhe disa shqiptarë si: Altin Ukshini, Ardian Haxha, Elio Qoshi, Gent Thaçi, Redon Sikuli dhe Sokol Dollani.

Kjo ngjarje gjatë këtij viti ka për objektiva të përgjithshme përveç të tjerash edhe për të treguar se kush është Mozilla, se si planifikon që të shkojë përpara me misionin e saj dhe se si produktet dhe...

luan
25/04/2013 - 09:13

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të RTK-së, Gëzim Bimbashi, të hënën në veri të Mitrovicës, derisa ky i fundit përcillte protestën e serbëve në veri, shkruan e përditshmja Tribuna.

luan
16/04/2013 - 08:21

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës reagon ashpër ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetares së gazetës “Zëri”, Selvije Bajrami, pas botimit të shkrimit “Krim me prona në Gjakovë”, në numrin e së hënës.

Gazetarja Bajrami ka lajmëruar AGPK-në se ajo ka marrë telefonata të shumta kërcënuese në numrin e saj personal dhe në numrin e gazetës, ku persona të panjohur i kanë thënë se “do ta shohësh...

luan
26/02/2013 - 12:32

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të diskutojë për ngjarjen e 24 dhjetorit, kur u dëbuan me forcë nga Kuvendi përfaqësuesit e medieve.

Avokatët e SHGM-së, kanë deklaruar se në kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese, është theksuar se asnjë nga institucionet ku është ankuar Shoqata, nuk ka reaguar për të zbardhur ngjarjen e së “hënës së zezë”.

luan
20/02/2013 - 10:09

Komuna e Mitrovicës sërish ka kërkuar nga stacioni televiziv lokal TV Mitrovica të largohet nga hapësirat e saja të punës brenda tri ditësh.

Drejtori i TV Mitrovicës Nexhmedin Spahiu dhe Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës – AMPEK besojnë se ky është një vendim politik.

Gjatë korrikut të vitit të kaluar komuna kishte urdhëruar policinë të largojë TV Mitrovicën nga kjo ndërtesë, por ky vendim ishte dënuar fuqishëm nga asociacionet për mbrojtjen e gazetarëve...

Emiljan Dyrmishi
18/06/2012 - 11:10

Organizata Freedom House i ben thirrje Parlamentit te Kosoves te zbatoje normat dhe rekomandimet nderkombetare lidhur me lirine e shprehjes dhe te shtypit, nderkohe qe po diskuton dy nene  te kodit penal qe kane te bejne me pergjegjesite penale dhe raportimin e burimeve te informacionit.

Emiljan Dyrmishi
13/06/2012 - 08:18

Flossk Kosova me kenaqesi ju lajmeron se qe nga fundi i qershorit FLOSSK do te hap hackerspace-in e pare ne Kosove.

Hackerspaces jane hapesira te lira ne te cilat njerezit e interesuar ne pune te perbashket dhe hacking ndajne eksperiencen dhe dijenine e tyre me njeri-tjeterin dhe nedrtojne se bashku gjera interesante ne lidhje me teknologjine.