Text Size

Internet

luan
21/05/2013 - 12:31

Samiti i Mozilla-s që do të mbahet gjatë këtij viti në Bruksel, Santa Clara të SHBA-së dhe Toronto të Kanadasë do të ketë pjesëmarrës në mesin e shumë kontribuuesve vullnetarë edhe disa shqiptarë si: Altin Ukshini, Ardian Haxha, Elio Qoshi, Gent Thaçi, Redon Sikuli dhe Sokol Dollani.

Kjo ngjarje gjatë këtij viti ka për objektiva të përgjithshme përveç të tjerash edhe për të treguar se kush është Mozilla, se si planifikon që të shkojë përpara me misionin e saj dhe se si produktet dhe...

luan
21/05/2013 - 09:10

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë paraqiti sot, më 20 maj 2013, portalin “Raporto Krimet e Urrejtjes” (www.zlostorstvaodomraza.com) i cili u mundëson qytetarëve të raportojnë krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes. Portali ofron një hartë me krimet e raportuara të urrejtjes dhe incidentet e raportuara të urrejtjes në Maqedoni.

luan
04/04/2013 - 09:21

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka adresuar raportin e dorëzuar nga shoqata GONG i cili e ngarkon Stribor Jurcicin, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Pegaz Auctoritas nga Zagrebi, me një tentim për të blerë votat për Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në Kroaci tek Zyra Komunale e Prokurorit të Shtetit në Zagreb.

luan
20/03/2013 - 09:24

Biblioteka online për të drejtat e njeriut me afro 7,000 libra me temën e të drejtave të njeriut është prezantuar dhe hapur zyrtarisht më 15 mars 2013, në Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë në Beograd. Në URL-në www.hrlibrary.rs, vizitorët mund të shfletojnë librat e ofruara për teorinë dhe praktikën e të drejtave të njeriut.

luan
18/03/2013 - 10:19

Kronika ditore e një rajoni të vogël (e Ballkanit Perëndimor) është ajo e korrupsionit dhe mitos, thotë Raporti i GISWatch për vitin 2012 “2012 –Interneti dhe Korrupsioni”, i botuar në fund të vitit 2012. Fondacioni OneWorld Platforma për Evropën Juglindore ishte pjesëmarrës aktiv në përgatitjen e raportit dhe kontribuoi në raportin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

luan
26/02/2013 - 23:36

Ka përfunduar projekti ‘Wikiakademia”, një projekt ky i trajnimit të të rinjve për përdorimin e enciklopedisë më të madhe në botë Wikipedia, që ka pasur për synim shtimin e informatave për Kosovën në këtë resurs të vlefshëm informativ.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin IPKO, shoqatën kosovare “Open source FLOSS” dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë kanë përfunduar garën e madhe kombëtare dhe ciklin e trajnimeve “...

Emiljan Dyrmishi
27/06/2012 - 20:14

Rreth 100 gazetare, programues, projektues, bloger, fotografe, aktiviste, studente dhe te tjere persona te interesuar do te mblidhjen qe nga neser deri ne daten 30 Qershor 2012 ne ambientet e Hotel Grand ne Sarajeve per te punuar rreth zgjidhjeve te reja te teknologjise qe kane synim t'e hartoje nje liste te problemeve dhe nevojave te ndryshme shoqerore.

Emiljan Dyrmishi
25/06/2012 - 09:05

Ne 8 Shtator 2012 do te mbahet konferenca e katert “Software Freedom Kosova - SFK12"
-www.kosovasoftwarefreedom.org
-www.flossk.org/en/conference
Software Freedom Kosova eshte nje konference vjetore rreth Software-ve te lire dhe me burim te hapur (FLOSS) ne Kosove.