Text Size

Justice and crime

luan
10/12/2013 - 18:53

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS) dhe aktivistët e saj, me rastin e 10 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në mesditën e së martës organizuan një aksion simbolik, përmes të cilit kërkuan zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

luan
10/12/2013 - 14:28

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Avokati i Popullit, punonjës të policisë dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, kanë bërë thirrje për ndalje të dhunës ndaj grave.

Thirrjet i kanë lansuar të hënën në një konferencë që është mbajtur në Prishtinë, ku kanë përmbyllur fushatën e ndërgjegjësimit “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas” në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bashkë me Policinë e Kosovës, raporton...

luan
29/11/2013 - 09:46

Të hënën e fundit, më 25 nëntor 2013, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave u shënua në mbarë botën, duke shënuar kështu edhe fillimin e fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës Gjinore” e cila do të përfundojë më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

luan
09/09/2013 - 08:05

Më 7 shtator Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët të titulluar: “A ka nevojë Kosova për gjykatë speciale/departament të posaçëm për krime lufte?”. Gjatë debatit pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre mbi temën, ku disa pjesëmarrës kundërshtuan themelimin e një gjykatë apo dhomë speciale, duke argumentuar se thjesht nuk ka nevojë. Argumenti ishte se do të duhej të themelohej një gjykatë për krimet e rënda e cila ndër të tjera mund të merrej edhe me...

luan
22/07/2013 - 10:17

Të premten, më 19 korrik, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët ia dorëzuan peticionin e nënshkruar nga 12.764 qytetarë për ndryshimin e Ligjit për amnistinë.

luan
04/07/2013 - 08:57

Organizata, institute e fondacione të shoqërisë civile të Kosovës kanë shprehur haptazi kundërshtimin e tyre kundër miratimit të Projektligjit për Amnisti, pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cila pritet të votohet në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten.

luan
27/06/2013 - 09:47

Aktivistët e Aleancës Qytetare kanë shpërndarë fletushka dhe kopje të Ligjit për Ndihmë Ligjore pa Pagesë më 23 dhe 24 qershor në qendër të Podgoricës, në orvatje për të informuar qytetarët për këtë institut në të cilin mund të aplikohet në zyrat për ndihmë ligjore pa pagesë të cilat funksionojnë në kuadër të gjykatave komunale.

luan
20/06/2013 - 09:56

Kosova është një vend burimi dhe destinacioni për gratë dhe fëmijët, viktima të trafikimit seksual dhe punës së detyruar, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e personave gjatë vitit 2012.

Mungesa e regjimit të vizave për të huajt që vijnë në Kosovë e bënë atë një vend transit të pambrojtur, thekson raporti. Shumica e viktimave të trafikimit seksual janë qytetare femra të Kosovës, ndonëse femra nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia...