Text Size

Law

luan
21/05/2013 - 09:10

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë paraqiti sot, më 20 maj 2013, portalin “Raporto Krimet e Urrejtjes” (www.zlostorstvaodomraza.com) i cili u mundëson qytetarëve të raportojnë krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes. Portali ofron një hartë me krimet e raportuara të urrejtjes dhe incidentet e raportuara të urrejtjes në Maqedoni.

Dejan Georgievski
01/05/2013 - 20:51

”Praktika tregon se gazetaria e përgjegjshme dhe etike asnjëherë nuk është rezultat i zgjidhjeve ligjore dhe dispozitave shtetërore, por i respektimit vullnetar të kodit të cilin e ka krijuar vetë komuniteti i mediave”. (Doracak për etikën në gazetari). Shkruan Zharko Trajanovski, magjistër për të drejtat e njeriut.

luan
24/04/2013 - 08:55

Në një debat organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të mbajtur më 22 prill 2013 në Hotelin Holiday Inn në Shkup, komuniteti i mediave në Maqedoni përfundoi se përmbajtjet dhe mënyra e përgatitjes së projektligjit për media të propozuar nga qeveria e Maqedonisë janë tërësisht të papranueshme.

luan
19/04/2013 - 09:40

Organizata joqeveritare Civil – Qendra për Liri dje, më 18 prill 2013, apeloi sërish tek pjesëmarrësit e Zgjedhjeve Lokale 2013 që t’u përmbahen ligjeve dhe parimeve për zgjedhje të lira dhe pa dhunë në përsëritjen e votimeve të cilat do të mbahen të dielën, më 22 prill 2013.

luan
04/04/2013 - 09:21

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka adresuar raportin e dorëzuar nga shoqata GONG i cili e ngarkon Stribor Jurcicin, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Pegaz Auctoritas nga Zagrebi, me një tentim për të blerë votat për Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në Kroaci tek Zyra Komunale e Prokurorit të Shtetit në Zagreb.

Dejan Georgievski
09/03/2013 - 19:00

Njëri nga rolet e mediumeve në shtetet e zhvilluara demokratike është të jenë kontrollues të pushtetit në aspekt të respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Një aspekt i rëndësishëm i këtij kontrolli paraqet raportimi për aktgjykimet të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (GJЕDNJ) në përgjithësi, dhe në veçanti për ato që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë.

luan
19/02/2013 - 09:49

Të enjten e kaluar, 14 shkurt, në jug të Mitrovicës, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) paraqiti një raport mbi monitorimin e decentralizimit, sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

Emiljan Dyrmishi
14/06/2012 - 13:44

 

Veselin Raduloviç, avokat nga Podgorica dhe anetar i Frontit Qytetar paraqiti ne Gjykaten Kushtetuese te Malit te Zin kerkesen per te vendosur mbi kushtetutshmerine e ligjit te miratuar rishtazi qe permban nje takse mbi kartat SIM, matesit elektrike dhe lidhjet e Tv kabllor Te henen me 11 Qershor 2012.