Text Size

Media

luan
10/12/2013 - 10:56

Në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, ambasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP-së, u ndanë sot shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.
 
Kjo ngjarje, tanimë tradicionale, mbahet për të nderuar përpjekjet e palodhshme të gazetarëve për të deklaruar publikisht çështjet korruptive dhe për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 

luan
02/10/2013 - 14:04

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po ashtu ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës në favor të Presidentes së Kosovës për të hequr artikullin siç e ka quajtur Jahjaga, “shpifës”.

luan
05/09/2013 - 09:01

Të mërkurën, më 4 shtator 2013, një prokuror i EULEX-it nga Njësiti Mobil i Prokurorisë, dhe një prokuror i shtetit prej Prokurorisë Themelore të Prishtinës ngritën aktakuzë kundër tre qytetarëve të Kosovës për përfshirje në sulmin ndaj Kosovo 2.0 që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 në Sallën e Kuqe të Qendrës së rinisë dhe sporteve.

Dejan Georgievski
28/08/2013 - 12:19

Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja....

luan
04/07/2013 - 23:41

Roberto Beličanec (1972 – 2003), anëtari dhe kryetari i përbërjes së parë të bordit drejtues të Fondacionit OneWorld – platforma për Evropën Juglindore, mik i yni, shok dhe bashkëluftëtar, ka ndërruar jetë, pas një sulmi të rëndë në zemër shtunën e kaluar, më 29 korrik 2013.

luan
11/06/2013 - 08:53

Të mërkurën, me datën 5 qershor 2013, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punimin Mbulimi i Komuniteteve Pakicë në Mediat e Shkruara të Kosovës.

luan
11/06/2013 - 08:36

Shoqata qytetare Njuz.org, në kuadër të projektit të saj “Njohuria e Mediave”, ka lansuar faqen e internetit www.posmatrac.rs e cila synon të kontribuojë në pluralizmin e mediave, zhvillimin e njohurisë të mediave dhe vetëdije të shtuar kritike të konsumatorëve të lajmeve në Serbi.

Dejan Georgievski
30/05/2013 - 12:21

Qendra për zhvillimin e mediumeve (QZHM) të hënën, më 27 maj 2013, në konferencën me temë “E ardhmja e rregullimit të mediave në Maqedoni”, e prezantoi Analizën e Projektligjit për media dhe shërbime audiovizuale të mediave, e përgatitur në kuadër të programit të USAID-it për reforma në kornizën ligjore në sferën e mediave dhe mediave të përgjegjshme.