Text Size

News

luan
21/05/2013 - 09:10

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë paraqiti sot, më 20 maj 2013, portalin “Raporto Krimet e Urrejtjes” (www.zlostorstvaodomraza.com) i cili u mundëson qytetarëve të raportojnë krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes. Portali ofron një hartë me krimet e raportuara të urrejtjes dhe incidentet e raportuara të urrejtjes në Maqedoni.

luan
16/05/2013 - 10:09

Sot, më 15 maj 2013, Shoqata GONG tërhoqi vërejtjen se Kroacia sërish po përballet me rrezikun e dështimit të kalimit të testit të transparencës së financimit të reklamimit të partive politike për zgjedhjet në pritje lokale 2013, për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të Ligjit për financimin e fushatave politike.

luan
15/05/2013 - 08:52

Më 11 maj, Aleanca Qytetare e Malit të Zi mbajti një punëtori në panairin e librave në Podgoricë në temën “Publikimi në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”. Stenda e saj ofroi raporte të AQ-së, por gjithashtu një numër të publikimeve të rëndësishme të OJQ-ve tjera nga Mali i Zi dhe rajoni.

luan
24/04/2013 - 08:55

Në një debat organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave të mbajtur më 22 prill 2013 në Hotelin Holiday Inn në Shkup, komuniteti i mediave në Maqedoni përfundoi se përmbajtjet dhe mënyra e përgatitjes së projektligjit për media të propozuar nga qeveria e Maqedonisë janë tërësisht të papranueshme.

luan
19/04/2013 - 09:40

Organizata joqeveritare Civil – Qendra për Liri dje, më 18 prill 2013, apeloi sërish tek pjesëmarrësit e Zgjedhjeve Lokale 2013 që t’u përmbahen ligjeve dhe parimeve për zgjedhje të lira dhe pa dhunë në përsëritjen e votimeve të cilat do të mbahen të dielën, më 22 prill 2013.

luan
04/04/2013 - 09:21

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka adresuar raportin e dorëzuar nga shoqata GONG i cili e ngarkon Stribor Jurcicin, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Pegaz Auctoritas nga Zagrebi, me një tentim për të blerë votat për Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në Kroaci tek Zyra Komunale e Prokurorit të Shtetit në Zagreb.

04/04/2013 - 05:27

Mediumet luajnë rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rëndësi të veçantë ka përkrahja që mediumet mund ta japin në mbrojtjen e grupeve të dobëta apo të lëndueshme (të gjithë ata që janë jashtë qendrave të fuqisë, që janë të ekspozuar ndaj llojeve të veçanta të dhunës, që janë në pozitë më të disfavorshme shoqërore dhe që janë të diskriminuar). Ose do të duhet të kishin. Shkruan prof. dr. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut.

luan
02/04/2013 - 08:20

Ekspozita e fotografive “Mund ta bësh nëse do” nga Almin Zrno, e organizuar si pjesë e një programi të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve 2013, më 8 prill, dhe e dedikuar për fushatën e përmirësimit të arsimimit të fëmijëve romë, u hap sot në Sarajevë.