Text Size

Self-government and Autonomies

luan
04/03/2014 - 09:42

Lëvizja FOL ka publikuar të hënën raportin analitik “Tatimi në Pronë në Komunat e Kosovës”. Në këtë raport analizohet shkalla e inkasimit të tatimit të faturuar në pronë nga ana e komunave të Kosovës si dhe rëndësia e këtij inkasimi për qëndrueshmërinë financiare të komunave.

luan
20/12/2013 - 08:54

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja të enjten ka mbajtur konferencën me temën “Qytetaria Aktive” ku ka publikuar edhe një raport përmbledhës mbi punën qe ka bërë në fuqizimin e mbi qytetarinë aktive. Konferenca është mbajtur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të MAPL-së, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Komunat e Rrafshit të Dukagjinit, shoqëria civile dhe përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të komunave të rajonit të Pejës...

luan
03/12/2013 - 18:17

Zyrtarë të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë vlerësuar në një raport të tyre se raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës ka përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Megjithatë, sipas tyre, janë identifikuara disa çështje nga vëzhguesit apo monitoruesit e ENEMO-s, si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, votimi familjarë.
Zyrtarë të këtij misioni vëzhgues kanë lavdëruar...

luan
29/11/2013 - 11:25

Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” (DnV), ka publikuar të premten Raportin me të gjeturat nga monitorimi i fushatës zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 1 dhjetorit.

luan
25/11/2013 - 17:50

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Jacobson, u takua të hënën me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatava për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 Dhjetorit në Kosovë.
 

luan
21/11/2013 - 18:40

Përfaqësues të shoqërisë civile në komunën e Pejës kanë bërë aktivitete me të cilat kanë bërë sensibilizim për dalje sa më të madhe të femrave dhe të rinjve në zgjedhje. Këto dy kategori paraqesin mosinteresim dhe neglizhim të procesit zgjedhor, porse vota e tyre konsiderohet e rëndësishme për një proces sa më cilësor dhe përfshirës që i jep më shumë legjitimitetit të zgjedhurve nga vota e qytetarëve.

luan
05/11/2013 - 12:10

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, e cila vëzhgoi zgjedhjet lokale, i vlerësoi zgjedhjet e së dielës si të qeta dhe demokratike. Megjithatë, vëzhguesit e zgjedhjeve paraqiten disa parregullsi të cilat e karakterizuan procesin zgjedhor. Parregullsitë përfshijnë praninë e personave të paautorizuar në qendra të votimit, votimin familjar dhe rastet e fenomenit të “votës së korruptuar" ku dyshohet se votuesit kanë bërë fotografimin e...

luan
04/11/2013 - 11:22

Mbi pesë mijë qytetarë kanë raportuar për parregullsi në kuadër të fushatës “Voto dhe vëzhgo” të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka njoftuar ky fondacion.

Të ndara nëpër kategori sipas natyrës së parregullsive, çdo i katërti votues që ka dërguar mesazh tek “Voto dhe vëzhgo”, raportoi probleme me listën e votuesve, ku dominojnë ato që tregojnë për personat e vdekur që akoma figurojnë në lista.