Autizmi ne Shqiperi dhe ne Kosove
Autizmi ne Shqiperi dhe ne Kosove
2. April 2012 - 19:59 — Emiljan DyrmishiAutizmi ne Shqiperi dhe ne Kosove
Autizmi ne Shqiperi s’kashifer zyrtare per te prekurit
Ne diten Boterore te Autizmit, 2 Prill 2012, ne Shqiperi nuk ka ende asnje shifer zyrtre per numrin e femijeve te prekur nga autizmi. Por, kete vit mjeket kane dhene alarmin se kjo semundje ka pesuar rritje gjate 10 viteve te fundit.
Ata pohojne se ne 160 femije te lindur ne Shqiperi, 1 eshte i prekur prej saj. Deri ne fund te vitit 2008 numeroheshin rreth 4300 femije dhe adoleshente te diagnostikuar me kete semundje. Megjithate, shifra ende nuk eshte zyrtare dhe e konfirmuar.
Studimet kane treguar se autizmi prek me shume djemte sesa vajzat. Nese tek femrat ne vend ne 88 lindje, 1 eshte autike, tek djemte 54 lindje ka 1 autike. Aferdita Seiti, drejtoreshe e nje qendre autizmi thote se dita dites jane ne rritje kerkesat per te trajtuar femijet autike.
Ndersa Terapistja Jorida Cane thote se nje autike nuk duhet te rrije vetem, duhet te aktivizohet ne grup dhe te punohet per te levizur gjymtyret duke ndihmuar ne riaftesimin e tij.
Ne Kosove Nje nene ben ndryshimin
Dita Boterore e Autizmit, Kosoven kete vit e gjen me qender per femijet e prekur me kete sindrome.
Shpresa Xhakli eshte nene e femijes me autizem, njeheresh nismetare dhe financuese e kesaj qendre. Kjo qender tashme ka filluar punen e saj me nje staf profesional dhe shume te avancuar.
”Iniciativa per Qendren e Autizmit ka qene iniciative personale. Qendra u pergatit per nje vit. Kam ftuar psikologe nga Amerika... Kam sjelle pajisje dhe kam leshuar banesen time personale qe ta shnderrojme ne klase per te filluar nje program per femijet me autizem”, thote Xhakli.
Nderkaq, drejtoresha e Qendres se Bashkuar per Autizem, Jeta Deva, thote se qendra do te ofroje sherbime te drejtperdrejta, te cilat do te jene unike si sherbime, ku do te punoje nje terapeut me nje femije, pra eshte nje menyre shume e perkushtuar.
”Brenda kesaj qendre jemi gjashte terapeute te trajnuar me pervoje te gjate evropiane. Ne kete qender, do te behen plane individuale dhe varesisht se çka duhet te intervenohet te femija, ne do te merremi me ate çeshtje per te zhvilluar me tej potencialet e tyre. Aty do te mbahet edhe mesimi”, shpjegon Deva.
Zonja Deva thote se do ta ngrene zerin dhe do te kerkojne shtytje institucionale qe te bejne identifikimi e femijeve me autizem ne gjithe Kosoven, ne menyre qe keta femije te kene mundesi te marrin sherbime te drejtperdrejta dhe efikase brenda kesaj qendre.
Prinderit e femijeve me autizem ne Kosove jane shume te gezuar me faktin se tashme Qendra e Bashkuar per Autizem do te jete ne sherbim te femijeve te tyre.
Violeta Hyseni, nene e nje vajze te prekur me kete sindrome, thote se brenda kesaj qendre eshte nje staf shume profesional qe do t’u ndihmoje ketyre femijeve ne shume aspekte.
”Tashme ekziston edhe qendra per femijet me autizem. eshte nje staf profesional, me terapeute te trajnuar... Per Diten Boterore te Autizmit ne jemi organizuar per te sensibilizuar opinionin, sepse nuk kane shume informacione per autizmin. Thirrja ime per kete dite eshte qe te jemi te bashkuar per autizmin, sepse te bashkuar do te mund ta bejme me mire punen tone per te ndihmuar keta femije ne te ardhmen”, shprehet Hyseni.
Informacione rreth Semundjes!
Autizmi eshte nje çrregullim, ku femija nuk eshte ne gjendje te krijoje asnje lidhje emocionale me njerezit e tjere dhe ka demtime te shprehura te aftesive komunikuese. Mjeket pohojne se autizmi mund te identifikohet qe ne muajt e pare te jetes dhe mund te kuptohen nga nje specialist kur femija eshte ne muajin e peste, ndersa shenjat me te dukshme variojne nga 18 deri ne 36 muajsh.
Shenjat
Karakteristike e kesaj sindrome eshte se femija mund te zhvillohet pa shfaqur shenja shume te dukshme te çrregullimit deri ne moshen 16-18 muajsh dhe pas kesaj moshe, nena mund te identifikoje probleme ne zhvillimin e tij. Femijet autike kane probleme te komunikimit, mbyllen ne vetvete, nuk krijojne lidhje emocionale, nuk shoqerohen me moshataret, fiksohen pas nje sendi apo objekti, etj. Çrregullimet e gjuhes dhe komunikimit, simptomat me karakteristike te femijet autike, evidentohen kur femija nis te flase, prandaj dhe prania e tyre perben nje nga kriteret diagnostikuese. E folura here mungon, here eshte e vonuar, ose dhe atipike.
Shkaqet
Autizmi eshte zbuluar si semundje ne vitin 1943. Deri me sot, askush nuk eshte i sigurt per shkaqet. Ende behen shume hulumtime shkencore ne kete drejtim. Mendohet qe gjenet individuale luajne nje rol te madh. Sa me shpejt qe behet diagnoza e autizmit, aq me shume ka shanse qe femija te marre ndihmen dhe perkrahjen e duhur! (2 Prill 2012, Emiljan Dyrmishi)
Search
Linux za sve
- Pokrećemo natječaj za dizajn ovogodišnje LZS majice!
- Nakon godinu dana razvoja dostupna je Mageia 3
- U Rijeci se po prvi puta održavaju “Dani otvorenog koda”
- Predstavljen prvi uređaj koji pokreće Jolla, operacijski sustav temeljen na Sailfishu, a pogoni aplikacije za Android
- Linux i konverzija videomaterijala
Abras media-bhs
- Dogodilo se na današnji dan - 22. 5.
- Javna debata „Ustav BiH kao generator korupcije“, 22. maja u Abraševiću
- Inicijativa „Jer me se tiče“ poziva građane da mirnim skupom obilježe Dan bijelih traka u Prijedoru
- Teslić: Spriječiti zagađenje rijeke Usore
- “Fra Litre me nagovorio da sastavim ugovor između Thompsona i HDZ-a”







