Text Size

'Corruption:Connecting Politicians’

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Levizja FOL ka mbajtur ne daten 17 shkurt nje performance me rastin e 4 vjetorit te pavaresise se Republikes se Kosoves, permes se ciles ka shprehur pakenaqesine per mungesen e seriozitetit te Institucioneve te Kosoves per luftimin e korrupsionit gjate ketyre 4 viteve si shtet.


Organizatoret e kesaj performance thone : “Te gjithe ne i gezohemi krijimit te shtetit te Kosoves, i cili eshte ndertuar mbi parime demokratike qe nenkupton nje shtet per qytetaret, nga qytetaret dhe prej qytetareve. Perderisa ne sot kemi shume arsye qe te festojme, data 17 shkurt duhet gjithashtu te sherbeje si nje date, ne te cilen duhet te kujtojme vlerat dhe parimet mbi te cilat eshte krijuar shteti i Kosoves.” Me pas ata shtojne se “ Perderisa elita politike ne Kosove flet per te arriturat, ne deshirojme te flasim per ate qe me se shumti kercenon shtetin e Kosoves, pra korrupsionin.”

Nder te tjera ne kete aktivitet eshte theksuar se:“Korrupsioni dhe krimi i organizuar po demtojne progresin ekonomik te Kosoves duke ndikuar drejtperdrejt ne perkeqesimin e situates sociale, po pengon funksionimin demokratik te institucioneve te shtetit te Kosoves si dhe mbi te gjitha po parandalon permbylljen e mirefillte te mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves”.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kane rrenuar lidhjen ndermjet shtetit dhe qytetarit.Per te ndertuar nje shtet te fuqishem dhe funksional eshte jetike qe qytetaret te kene besim ne institucionet e vendit. Edhe pse keto dite ne po festojme pavaresine politike, ende ka rruge te gjate per te bere qe shteti i Kosoves te kete pavaresi te mirefillte ne menyre qe te garantohet qendrueshmeri afatgjate dhe korrupsioni eshte pengesa kryesore ne kete drejtim.

Ne kete kuptim, aksioni i organizuar gjate dites se kater vjetorit te pavaresise “Politikanet rreth Korrupsionit te Perbashkuar ‘Corruption Connecting Politicians’”, eshte nje proteste qytetare karshi nje sjellje te pacipe prej anes se elites politike te vendit, e cila e ka zhytur shtetin ne korrupsion.

Burimi: Levizja FOL.

Share this