Text Size

Levizja FOL Zgjeron Aktivitetet e Saj

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Levizja FOL ka filluar zgjerimin e aktiviteteve te saj direkte edhe ne komuna te tjera te Kosoves. Ne ditet e fundit te muajit Prill, Levizja Fol ka shpalosur qellimet e zgjerimit ne Komunen e Podujeves dhe Gjakoves. Pjesemarres ne keto ceremoni kane qene perfaqesues te institucioneve lokale, nga shoqeria civile, perfaqesues te partive politike, te mediave, te sektorit te biznesit dhe qytetare te ketyre komunave.

Me kete rast Drejtori Ekzekutiv i Levizjes FOL Petrit Zogaj duke i falenderuar te pranishmit tha se “pas me shume se dy viteve qe nga themelimi i Levizjes FOL, e cila, si mision kryesor ka promovimin e qeverisjes demokratike, te transparences dhe llogaridhenies se institucioneve qendrore, tash kjo levizje do te realizoje kete mision nepermjet shtrirjes se saj edhe ne nivelin komunal”.

Levizja FOL vendimin e saj per zgjerimin ne keto komuna e ka bazuar ne parimin se “duke e zgjeruar levizjen tone, ne besojme qe do te sjellim mbikeqyrje publike tek niveli i qeverisjes lokale dhe te permiresojme mjetet ekzistuese te shoqerise civile qe te kene hulumtime efektive si dhe avokim ne sherbim te ngritjes se transparences, llogaridhenies dhe per avancimin e reformes se qeverise lokale”, tha Petrit Zogaj. Sipas tij “kjo eshte menyra me e mire per t`i inkurajuar qytetaret qe te shprehin pakenaqesite e tyre ndaj politikave te brishta publike si dhe ndaj vendimeve qe burojne nga keqqeverisja”.

Format e keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe keqfunksionimit te institucioneve publike te nivelit qendror dhe atij lokal kane bere qe te ulet besueshmeria e qytetareve ne institucione dhe njekohesisht ka shkaktuar indiference qytetare ndaj zhvillimeve politike, sociale e ekonomike. Per kete qellim “Levizja FOL, do te fokusohet ne rritjen e mbikeqyrjes publike mbi institucionet e qeverise lokale ne keto dy komuna, duke nxitur qytetarine aktive permes perfshirjes se aktereve relevant dhe qytetareve ne vendimmarrje”, tha Petrit Zogaj.
Keto takime kane vazhduar duke u diskutuar rreth formave me te pershtatshme te avancimit te nivelit te bashkepunimit ndermjet sektorit te shoqerise civile, sektorit qeverises lokal, medieve dhe sektoreve tjere relevant ne promovimin e transparences, llogaridhenies dhe mireqeverisjes ne keto komuna.

Burimi: Levizja Fol

Share this