MANS, Sindikatat dhe Studentet Ne Proteste
MANS, Sindikatat dhe Studentet Ne Proteste
7. May 2012 - 17:55 — Emiljan Dyrmishi
Rrjeti per Afirmimin e Sektorit te OJQ-ve, MANS, Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Malit te Zi dhe Unioni Studentor organizoi te Dielen ne 5 Maj 2012, nje marshim proteste nga Kampusi i Universitetit deri tek Ndertesa e Qeverise se Malit te Zi. Protestuesit vizituan te gjitha “kolonat e sistemit” te Malit te Zi gjate rruges.
“U ftuan te gjithe shtetasit Malazeze qe u ndien pergjegjes per veten e tyre dhe te ardhmen e femijeve te tyre, te cilet kane pasur plaçkitje te burimeve te ketij vendi, poshterim dhe mohim te te drejtave te tyre themelore te njeriut, plaçkitjen e xhepave tane dhe buxheteve shtepiake per te mbuluar borxhet e manjateve, ata qe nuk donin te mbeteshin qytetare te dores se dyte. Ata u bashkuan ne protesten e te ecurit per tek ndertesa e Qeverise, ku u dergua nje mesazh se koha jone ka ardhur dhe koha e tyre ka skaduar ", thuhet nga organizata Mans, sindikatat dhe unioni i studenteve.
Harta e Protestes ne Podgorice
Gjate shetitjes protestuese, qytetaret kaluan nga te ashtuquajturat "shtyllat e sistemit" - televizioni shteteror, e perditshmja Pobjeda , Agjencia Kombetare e Sigurimit (ANB), Ministria e Puneve te Brendshme, Ndermarrja Elektrike e Malit te Zi , tek Presidenca dhe Parlamenti , Zyra e Prokurorise Publike dhe Gjykata.
Kjo liste gjithashtu perfshiu "Grand" Cafe, vendin takimin, sic organizatoret thone, te "tre pushteteve - ekzekutiv, kriminal dhe te deges se sherbimit te zbulimit", dhe vendin ku u nenshkrua"fati i Korporates Alumini Podgorice, ku e ardhmja e femijeve dhe brezave te ardhshme te Malit te Zi u shit nepermjet disa gotave wiskey".
Ecja perfundoi ne ndertesen e qeverise, ku qytetaret perseriten kerkesat per doreheqjen e Kryeministrit Igor Luksiç, i cili po provon se nuk eshte i afte dhe refuzon te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe qe gjithashtu nuk nderpret lidhjet e sundimit te vertete me hijen dhe kliken e tij qe perben pengese per Malin e Zi per te qene pjese e procesit te integrimit europian".
"Ne kerkuam nga qytetaret te cilet kane marre pjese ne protestat e meparshme qe te sillnin ne ecje, te pakten nje anetar me shume nga familja apo miqte e tyre. Rezistenca duhet te rritet. Ne kemi nevoje per t'i treguar qeverise qe ne e tejkalojme ate dhe se ne nuk do te pranojme te grabitemi, mashtrohemi dhe te genjehemi me shume ", thone organizatoret.
Protesta filloi ne mesdite ne platene e universitetit te Malit te Zi dhe mbaroi me vone tek ndertesa e qeverise. (Burimi: MANS)







