Organizatat e Shoqerise Civile ne ndihme per Emergjencat Civile ne Shqiperi
Organizatat e Shoqerise Civile ne ndihme per Emergjencat Civile ne Shqiperi
20. February 2012 - 13:16 — Emiljan DyrmishiShoqeria Civile dhe Avokati i Popullit apelojne per ndihma per qytetaret e bllokuar nga bora ne veri te shqiperise
Duke pare situaten dramatike te koheve te fundit, rrjedhoje e motit te keq qe ka prekur gjithe vendin tone, Avokati i Popullit z. Igli Totozani ka inicuar nje takim me aktoret kryesore te shoqerise civile te enjten ne mesdite (16 Shkurt 2012) ne Tirane. Qellimi kryesor i ketij takimi ishte inicimi i nje plani ndihme te pebashket midis zyres se Avokatit te Popullit dhe shoqerise civile, per t’i ardhur ne ndihme me ushqime te gjithe qytetareve qe jane bllokuar nga bora ne Shqiperi.
Emergency situation because snow in Albania
Sipas te informacioneve paraprake, zonat me problematike, ku popullata po vuan mungesen e ushqimeve baze, dhe pergjithesisht miellit per buke, jane: Puka, Kukesi, Dibra dhe Tropoja. Ne kete takim, u ra dakort qe te ndermarren te gjitha masat e nevojshme per te koordinuar pergjigjen e shoqerise civile per t'i ardhur ne ndihme banoreve te ketyre zonave!
Keto dite kerkohet kontributi i te gjitheve, si individ apo perfaqesues te shoqerise civile, ne miell ose ne kontribut monetar. Ndihmat do te shperndahen tek personat qe jane ne nevoje emergjente per ushqim nepermjet rrjeteve te shoqerise civile ne keto zona.
Keto ndihma do te mblidhen ne perputhje me rregullat qe kerkohen, ne menyre qe te mberrijne ne destinacionin e duhur! Ndihma e çdo organizate dhe personi qe dhuron do te rregjistrohet dhe do te behet publike.Personi i kontaktit: Migena Mollanji,Shoqata "Ne Dobi te Gruas Shqiptare",Tel:00355 4 22 47 502,Cel:00355 67 21 98 530,Adresa: Shoqata NDGSH, Rr "Naim Frasheri" Nr.6,Tirane,AL.
“Nje kilogram per emergjencen"
Nisma “Nje kilogram per emergjencen", u ndermorr nga Banka Shqiptare e Ushqimit dhe kishte si qellim nxitjen e mbeshtetjes se qytetareve te Tiranes ne favor te popullsise se Verilindjes se Vendit, qe keto dite po vuan nen peshen e debores.
Te gjithe qytetaret gjate blerjeve te tyre te zakonshme, dhane edhe kontributin e tyre duke blere disa artikuj baze dhe duke i vendosur ato ne qeset e vena ne dispozicion nga pika te ndryshme shitjeje ne shqiperi. Kjo nisme ndodhi kete fundjave ( te shtunen dhe te dielen, me 18-19 shkurt), ne disa nga supermarketet me te njohura te Tiranes si: Conad, Big Market, Euromax, Neranxi, Carrefour, My Dollar Store Albania, etj.
Rreth 300 vullnetare te cilet punuan ne grupe prej 4-5 personash, per nje periudhe kohe nga 2-4 ore ne dite, ishin te pranishem ne keto dyqane per te asistuar klientet. Miell, oriz, makarona,qumesht , sapun dhe produkte te tjera te mbledhura ne kete menyre, u dorezuan menjehere tek me shume se 2.700 familje ne veshtiresi ne zonat e bllokuara te qarkut Shkoder. Familjet jane identifikuar me pare ne bashkepunim me prefekturen e Shkodres, qe eshte edhe institucioni pergjegjes per shperndarjen e tyre ne terren, gje e cila po ndodh gjate kesaj jave.
Shumica e vullnetareve pjesmarres qe i dhane jete kesaj nisme dhe qe kane ofruar mbeshtetjen e tyre logjistike per organizimin e saj, kane perfaqesuar disa organizata si psh:Keshilli Rinor Shqiptar, Shoqata e Skauteve, YAPS, Fokolare, Studio Morandini e Associati, Fusha Shpk, Vodafone Foundation, Pertej Barrierave, UNV-Albania, Rrjeti i Vullnetareve Shqiptare, Rinia Studentore, etj.Vullnetaret pjesmarres ne kete veprimtari u pajisen me nje certifikate elektronike ne shenje mirenjohjeje per kontributin e dhene ne ndihme te ketyre familjeve ne veshtiresi.
Burimi: Ne Dobi te Gruash Shqiptare/ Keshilli Rinor Shqiptar/.
Search
Linux za sve
- Pokrećemo natječaj za dizajn ovogodišnje LZS majice!
- Nakon godinu dana razvoja dostupna je Mageia 3
- U Rijeci se po prvi puta održavaju “Dani otvorenog koda”
- Predstavljen prvi uređaj koji pokreće Jolla, operacijski sustav temeljen na Sailfishu, a pogoni aplikacije za Android
- Linux i konverzija videomaterijala
Abras media-bhs
- Javna debata „Ustav BiH kao generator korupcije“, 22. maja u Abraševiću
- Inicijativa „Jer me se tiče“ poziva građane da mirnim skupom obilježe Dan bijelih traka u Prijedoru
- Teslić: Spriječiti zagađenje rijeke Usore
- “Fra Litre me nagovorio da sastavim ugovor između Thompsona i HDZ-a”
- Fotonatječaj “Posljedice prirodnih katastrofa u BiH, rizik i prevencija rizika”







