Veprimtari nga MANS dhe unioni studentor: 'Pershendetje nga Maroku'
Veprimtari nga MANS dhe unioni studentor: 'Pershendetje nga Maroku'
17. February 2012 - 11:51 — Emiljan DyrmishiRrjeti per Afirmimin e Sektorit te NGO-ve (MANS) dhe Unioni Studentor i Malit te Zi organizuan te premten, 10 shkurt nje performance me titull “Pershendetje nga Maroku”, perpara sheshit te qeverise ne Podgorice.

Qytetare te Podgorices duke pershendetur veprimtarine e MANS dhe Unionit Studentor (Foto Cafemontenegro)
Aktivistet postuan nje foto te kuruar (punuar ne Photoshop) qe paraqet kryeministrin e Malit te Zi Igor Lukšić, ministrit te Ekonomise Vladimir Kavarić dhe ministrit te financave Milorad Katnić, te hipur mbi Gamile dhe duke u derguar pershendetje shtetasve te Malit te Zi nga udhetimi i tyre i fundit ne Marok.
“Fotoja ka per qellim qe te argetoje qytetaret e veriut te Malit te Zi, te sjelli nje buzeqeshje ne fytyrat e tyre dhe ngrohtesi ne zemrat e tyre. Sigurisht qe disa njerez ne Mal te Zi do te ndihen me mire kur te kene mundesi qe te vizitojne vete keto vende, gjithashtu ne nuk mendojme se zyrtaret e paraqitur interesohen shume per njerezit qe i kane zgjedhur ne zyrat e tyre. Ne te gjithe prezantohemi si Gamile ne foto”, thote Ivan Bulić nga unioni studentor, duke shtuar se qytetaret me ne fund kane shancin te kene nje foto me kryeministrin dhe ministrat e tij”.
Bulić thote se Kryeministri Lukšić nuk ka bere asgje per te reduktuar cmimin e energjise elektrike, te shkarkoje zyrtaret e Entit Rregullator te Energjise apo te urdheroje Prokurorin e Shtetit per te hetuar privatizimin e Ndermarrjes Elektrike te Malit te Zi. Ai gjithashtu vuri ne dukje se pergjegjesia per situaten aktuale eshte transferuar ne menyre konstante nga ministrat tek kryeministri e me pas tek Kryeparlamentari dhe me pas perseri tek ta.
Nje dite me heret, ne nje deklarate per median, drejtori ekzekutiv i MANS Vanja Ćalović i dergoi nje mesazh kryeministrit Lukšić per te punuar me problemet konkrete dhe t'u jape fund perpjekjeve per te politizuar problemet dhe manipulimin e opinionit publik, dhe qe qytetaret refuzojne te paguajne cmime te tepruara per energjine qe brenda tij perfshin edhe “interesat e privatizimit” dhe te vuajne pasojat e privatizimit qe shkaterroi ekonomine dhe qe mbushi xhepat e manjateve.
“Protestat e Janarit shenuan fillimin e ketij procesi te pakthyeshem. Mijera qytetare i paraqiten kryeministrit kerkesat per te marre veprime konkrete per cmimin e energjise elektrike. Energjia Elektrike ishte nje test per kryeministrin dhe perfaqesonte nje minimum qe ai duhet te bente per qytetaret e tij, nese s'do te donte qe ata te dilnin ne protesta. Sic e pame, ai s'mundi e as qe donte ta bente kete gje”, pohon MANS ne deklaraten e tij per shtyp. (Burimi: MANS/MonteNews.me).







