Text Size

Freedom House: Kosova e Shqipëria pjesërisht të lira

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Në raportin vjetor “Liria në botë 2014” të organizatës Freedom House, Kosova klasifikohet në mesin e vendeve “pjesërisht të lira”, me ç’rast në kategorinë e të drejtave politike vlerësohet me notën 5, ndërsa në atë të lirive civile me 4.

Në krahasim me raportin e vitit të kaluar Kosova ka mbetur në vlerësimin e njëjtë. Nota 1 paraqet shkallën më të mirë, ndërsa nota 7 atë më të dobët.

Në raportin më të ri, Shqipëria klasifikohet si vend po ashtu “pjesërisht i lirë”, me nota 3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile. Shqipëria, po ashtu, ka mbetur në vendin identik sikur në raportin e para një viti.

Share this