Text Size

FTX –Feminist Tech Exchange dhe lansimi i platformës së Maqedonisë për hartëzimin e dhunës

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Versioni maqedonas i platformës maptheviolence.net u lansua më 6 dhjetor 2013 në Veles, në kuadër të fushatës rajonale "Take Back the Tech", e cila është pjesë e Fushatës Globale të 16 Ditëve të Aktivizimit.

At one of the FTX workshops in Veles (Photo Predrag Voštinić)Në njërën nga punëtoritë FTX në Veles (Foto: Predrag Voštinić)

Lansimi u bë në kuadër të (Shkëmbimit Teknologjik Feminist) Feminist Tech Exchange – FTX që organizata me zyra në Veles Fondacioni FOKUS, Fondacioni OneWorld Platforma për Evropën Juglindore (EJL) dhe portali Ženskaposla.ba organizuan në Veles (4 deri më 7 dhjetor, 2013). Ngjarja FTX përfshiu një seri ligjëratash në temën e shfrytëzimit të veglave të multimedias për aktivizim dhe promovimin e të drejtave të grave.

Fondacioni FOKUS, OneWorldEJL dhe Ženskaposla.ba i bashkuan forcat në fushatën e fokusuar në fuqinë e teknologjisë për të ndikuar në ndërgjegjësimin publik për këtë problem.

Fushata Take Back the Tech (TBTT) krijon aksione, promovon diskutimin për dhunën në domenin digjital e cila mbetet kryesisht e padukshme, madje shpesh edhe e papërcaktuar si formë e dhunës dhe pothuajse është një ‘tabu’ absolute.

“Qëllimi i fushatës është të parandalojë dhunën ndaj grave nëpërmjet të shfrytëzimit të teknologjive të komunikimit dhe informimit. Vendose në hartë!! Bashkoju nismës!”, thonë organizatorët e fushatës në Maqedoni.

TBTT u bën thirrje grave dhe vajzave të kthejnë kontrollin mbi teknologjinë për të treguar storiet e tyre personale, të paraqesin veten dhe të ndërmarrin nismën për të formësuar storien e dhunës të përballur nga gratë dhe vajzat në mbarë botën.

“Kërkojmë nga bota të shohë atë që ajo dëshiron ta injorojë, apo do ta paraqesë atë vetëm si diçka që duhet të na tronditë apo tmerrojë. Po ashtu kërkojmë që ajo t’i mbajë përgjegjës ata të cilat janë përfshirë në krijimin e një bote në të cilën dhuna ndaj grave është e mundur”, thanë organizatorët e fushatës në një deklaratë të përbashkët

16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës Gjinore është një fushatë ndërkombëtare e zbatuar nga 1.700 organizata në mbi 100 vende të botës. Fushata nis çdo 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe mbaron më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Share this