Text Size

Institucionet kërkojnë të ndalet dhuna ndaj gruas

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Avokati i Popullit, punonjës të policisë dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, kanë bërë thirrje për ndalje të dhunës ndaj grave.

Thirrjet i kanë lansuar të hënën në një konferencë që është mbajtur në Prishtinë, ku kanë përmbyllur fushatën e ndërgjegjësimit “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas” në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bashkë me Policinë e Kosovës, raporton Koha Ditore të martën.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar përkushtimin e segmenteve institucionale e shoqërore në Kosovë që të përpiqen që numri i rasteve të dhunës të dhunës ndaj gruas të ulet sa më shumë.

Ajo tha se dhuna ndaj gruas për nga karakteri është fenomen primitiv.
Në ndërkohë, Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka thënë se sharjet, fyerjet, kërcënimet, rrahjet, fyerjet publike, ngacmimet seksuale, dhunimet dhe veprimet tjera, janë të gjitha forma të dhunës që duhet të identifikohen dhe dënohen.

Share this