Text Size

K.Sh.H: Shteti te siguroje jeten e qytetareve

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), tha te premten me 3 shkurt 2012 se po ndjek me shqetesim rastet e krimeve me rrezikshmeri te theksuar shoqerore si vrasje, grabitje, vjedhje shtepish te qytetareve, sulmeve ndaj bankave, venie tritoli ne makina dhe banesa te ndodhura ditet e fundit, qe sipas Komitetit jane te nje intensiteti me te larte se zakonisht.

Komiteti i ka kujtuar shtetit shqiptar se e drejta e jetes eshte nje e drejte themelore e njeriut dhe eshte detyre e tij ta garantoje ate.

“Ne Tirane kane ndodhur dje me daten 2 shkurt dy ngjarje te renda me pasoje vdekjen e dy femrave, konkretisht ne lagjen “Komuna e Parisit”, ku u me arme zjarri A.C dhe M.J, kjo e fundit me pas gjeti vdekjen per shkak te plageve te marra si dhe ne lagjen Shkoze te Tiranes ku u vra nje tjeter grua, 35 vjeçarja E.B. Gjithashtu gjate ketyre diteve kane ndodhur ngjarje te tilla edhe ne rrethe te tjera te vendit si ekzekutimi me 32 plumba i kryeplakut te Leshnices ne Pogradec; tentativa per te grabitur me kercenim te armes taksistin Sh.Ç ne afersi te Institutit Bujqesor; grabitja ne Tirane ne daten 2 Shkurt 2012 te karburantit ne autostraden Tirane – Durres nga dy persona te armatosur; grabitja me arme zjarri ne daten 1 shkurt 2012 ne qytetin e Vlore te nje argjendari duke lene te plagosur pronarin e saj B.GJ; vjedhja e Hotel “Palmes” ne Sarande; grabitja me arme e nje filiali te Bankes ne 31 janar 2012 ne zonen e Selvise ne Tirane; vjedhja e mbetur ne tentative te mallrave qe ndodheshin ne nje furgon ku mbeti i vrare grabitesi, etj. Te shumta kane qene gjithashtu ne keto dite edhe aksidentet automobilistike me pasoje vdekjen dhe plagosjen e nje numri te konsiderueshem personash.”- thuhet ne deklaraten e Komitetit te Shqiptar te Helsinkit.

KShH konstaton se pavaresisht perpjekjeve masat per parandalimin e veprave penale te mesiperme nuk kane qene ne nivelin e duhur.Sipas KShH per te patur sukses ne kete drejtim eshte i nevojshem bashkepunimi me i mire midis organeve kompetente.

“Zvarritja ne kete drejtim ndikon negativisht ne besimin e qytetareve ndaj organeve te policise dhe atyre te drejtesise ne pergjithesi si dhe krijon nje situate paisgurie per jeten, shendetin dhe pasurine e shtetasve.”- thekson KShH.

Burimi:Panorama.(6 Shkurt 2012, Emiljan Dyrmishi).

Share this