Text Size

U ndanë Shpërblimet për Storiet më të Mira me Temë Korrupsionin

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, ambasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP-së, u ndanë sot shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.
 
Kjo ngjarje, tanimë tradicionale, mbahet për të nderuar përpjekjet e palodhshme të gazetarëve për të deklaruar publikisht çështjet korruptive dhe për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
 
Edhe këtë vit, me një skeç të shkurtër, grupi Stupcat na u bashkëngjit në përkrahje të përpjekjeve tona për të inkurajuar punën e gazetarëve në këtë fushë shumë të rëndësishme.
 
Fitues të këtij edicioni janë:
Për TV - Jehona Zhitia, Televizioni i Kosovës (RTK)
Për Radio – Serbeze Haxhiaj, Radio Kosova (RTK)
Për Online – Parim Olluri, Gazeta JNK
Gazetëu ndanë dy çmime Selvije Bajrami, Zëri dhe Vehbi Kajtazi, Koha Ditore.

Share this