Text Size

KAPITULLI I APC-SË MBI TË DREJTAT E INTERNETIT 6

Printer-friendly versionPrinter-friendly versionSend by emailSend by email

Internet për Drejtësi Shoqërore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm

TEMA 6 QEVERISJA E INTERNETIT

6.1 E drejta për mbikëqyrje shumëpalëshe dhe demokratike të internetit
Qeverisja e internetit duhet të jetë shumëpalëshe dhe demokratike, me përfshirjen e plotë të qeverive, sektorit privat, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Asnjë Qeveri nuk duhet të ketë një rol të epërsisë në lidhje me qeverisjen ndërkombëtare të internetit.

6.2 E drejta për transparencë dhe qasshmëri
Të gjitha proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe zhvillimin e internetit duhet të janë të hapura dhe të qasshme në nivelet globale, rajonale dhe kombëtare.

6.3 E drejta për internet të decentralizuar, bashkëpunues dhe ndërveprues
Zhvillimi teknologjik dhe menaxhimi i burimeve bazë të internetit duhet të janë të decentralizuara dhe bashkëpunuese, dhe të ndihmojë në sigurimin që rrjeti të jetë ndërveprues, funksional, stabil, i sigurt, efektiv dhe i matshëm në afat të gjatë.

6.4 E drejta për arkitekturë të hapur
Interneti si një ‘rrjet i rrjeteve’ përbëhet nga shumë rrjete të ndërlidhura, bazuar idenë e shtrirjes së arkitekturës së rrjetës së hapur, në të cilën çfarëdo lloj rrjete kudo mund të përfshihet dhe të bëhet e mundshme në publik. Arkitektura e hapur duhet të mbrohet.

6.5 E drejta për standarde të hapur
Shumica e protokolleve në bazën e internetit janë protokolle të bazuara në standarde të hapura që janë të efektshme, të besueshme dhe të hapurq për implementim global me disa përkufizime licencimi apo edhe pa to. Specifikat e protokollit duhet të mbesin të mundura për këdo, pa ndonjë pagesë, gjë që në formë të konsiderueshme zvogëlon pengesat për tu futur dhe mundësuar ndërveprimin.

6.6 E drejta për neutralitet të internetit dhe parimi tejembanë
Neutraliteti i internetit, kryesisht i ngarkuar me transportim të efektshëm të paketave, mundëson inteligjencën e tij që të mbes në masë të madhe në kompjuterë, aplikacione, serverë, celularë dhe pajisje tjera në fundet e rrjetave.
Kjo ka mundësuar zhvillimin e një sërë aktivitetesh të reja të internetit, industri dhe shërbime “në funde”, dhe shndërron internetin në një mekanizëm të rëndësishëm në kontekst më të gjerë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Interneti nxjerr të shumtën e fuqisë së tij dhe fiton nga vlera e efektit të tij rrjetës. Sa më shumë njerëz që kanë qasje në internet, aq më e madhe është vlera e tij si një mjet për shkëmbim informacioni dhe komunikimi. Parimi tejembanë dhe neutraliteti i rrjetës duhet të janë të mbrojtura nga përpjekjet për të krijuar një internet dy radhësh dhe kontroll i centralizuar.

Share this