

Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO), një rrjet botuesish, ekzekutiv të mediave dhe gazetarëve udhëheqës nga Evropa Juglindore, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka shprehur brengën e saj mbi sulmin ndaj gazetarit të së përditshmes kosovare "Lajm", Enis Veliu dhe ka kërkuar nga ai që të kryhen hulumtime në lidhje me këtë rast.
Në këtë letër, SEEMO thotë se sipas informatave që kjo organizatë posedon, më 14 shtator të këtij viti, Enis Veliu nga e përditshmja "Lajm" është sulmuar nga Muhamet Berisha, pjesëtar i sigurimit të Kuvendit të Kosovës.
Gjithmonë sipas SEEMO-s, aksidenti ka ndodhur përderisa Veliu ishte duke pritur të takoj deputetin Bajrush Xhemajli në restorantin e Kuvendit. Para takimit, Veliu kishte paraqitur kartelën identifikuese valide të gazetarit.
SEEMO me tutje është informuar që Veliu kishte dashur të raportonte incidentin në polici, por në stacionin e policisë ai ishte këshilluar të fal autorin e sulmit.
SEEMO dënon fuqishëm këtë sulm mbi gazetarin dhe fton kryeparlamentarin që të bëj çdo gjë brenda fuqive të tij për të hulumtuar rastin, si dhe të parandalojë paraqitjen e rasteve të tilla në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, SEEMO ka përkujtuar kryeparlamentarin që është qenësore për gazetarët të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë dhe se mediat e pavarura janë vitale për zhvillimin demokratik të çdo shoqërie.