

Koalicioni i organizatave joqeveritare të Kosovës "Demokracia në Veprim" paraqiti nismën e saj për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 2009. Përfaqësuesit e koalicionit theksuan se kanë në plan gjithashtu të monitorojë punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
"Edhe një herë, ne , ju drejtuam me një letër KQZ-së për të na lejuar të monitorojmë punën e saj dhe ne shpresojmë se këtë rradh do të arrijnë të marrin një përgjigje pozitive për këtë thirrje", deklaroi përfaqësuesi i Koalicionit Driton Tafallari.
Duke mare parasysh mangësitë dhe parregullsitë që ndodhën gjatë zgjedhjeve të fundit, përfaqësuesit e koalicionit "Demokracia në Veprim" kanë kërkuar që arsimmi i votuesve të fillon më parë dhe në këtë drejtim të kenë programe specifike të ndryshme për grupet e margjinalizuara.