

Anëtarët e OJQ altruiste Svjetlo Sabahudin Shehoviç dhe Mirsad Smajiç, dhe aktivistë tjerë të angazhuar në mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin e Paqes, prezantuan peticionin e nënshkruar para përfaqësuesve të administratës së qytetit të Sarajevës dhe Bashkisë Shiroki Brijeg.
"Ky veprim ka për qëllim të demonstrojnë sensibilitet dhe të rivendos besimin e ndërsjellë mes qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, veçanërisht në Sarajevë dhe Shiroki Brijeg, të tronditura nga vrasja e fundit, dhuna dhe vandalizmi", thotë Haris Çausheviç, Drejtor Ekzekutiv i OJQ-ve Svjetlo.
Të shtunën, me 25 tetor "Svjetlo" orgnizoi nënshkrimin e Peticionit që dënon vrasjen, vandalizmin, dhunën dhe të gjitha deklaratat që nxitën urrejtje nacionale, diskriminim fetar dhe shkelje të të të drejtave të njeriut, në Shiroki Brijeg.
Shoqata beson se pikëpamjet ekstreme të paraqitura gjatë dhe pas ngjarjeve në Shiroki Brijeg, nuk e pasqyrojnë mendimin e shumicës në vend.
"Unë mendoj se është e rëndësishme që rol të madh në këtë veprim kanë luajtur të rinjtë me aftësi të kufizuara, të cilët janë angazhuar në debate dhe ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet para dhe gjatë veprimit, duke treguar përgjegjësinë e tyre sociale dhe aktivizmin qytetar", tha Çausheviç.