Bosnjë: Çarmatimi etnik

Printer-friendly versionSend to friend

Charles Kroford, ish ambasador britanik në Bosnje dhe Hercegovinë (1996-1998) dhe Serbi (2001-2003), në një koment për TransConflict, shkruan se udhëheqësve të Bosnjës nuk u ka bërë përshtypje shkopi i gjatë me karota që ofron BE-ja, dhe se ka nevojë për një marrëveshje të re, cila do të ofrojë anëtarësim të shpejtë në BE në këmbim të miratimit të kushtetutës së re.

"Bosnja është si një gomar me tre koka, të cilat janë të grindura në mes veti. Nuk u bënë përshtypje nga karotat që ofron BE-ja dhe janë të pa ndjeshëm nga goditjet, me të cilat do ta nderohen përfaqësuesit e lartë.

Situatë pa shpresë? Jo. Unë do kisha bërë një marrëveshje të re. Anëtarësim i shpejtë në BE me regjim pa viza për të gjithë boshnjakët dhe hercegnovët, në këmbim të kushtetutës së re. Kjo do të krijojë tre rajone, ku në secilin prej tyre do të dominojnë një komunitet, në thelb përgjegjës, dhe mbi ta do të ekzistojë një qeverisje e butë qendrore. Strukturë e ndershme koherente e cila shpërblen përgjegjësinë dhe iniciativën personale.

Por për tu arritur të gjitha këto, gjërat do duhej të keqësohen deri në atë masë sa që të gjithë, edhe në Bosnjë edhe në Bruksel, të pranojnë se nuk ka alternativë. Ministri i ardhshëm i jashtëm do duhet të ketë nerva të forta.

Bosnja, sigurisht, është një shembull i veçantë i veprimit diplomatik të çfarë do qoftë baze. Është një vend i vogël sa gjysma e popullsisë së Londrës, është në Evropë, qytetarët janë të shkolluar dhe kështu me radhë. Në qoftë se nuk mund ta rregullojmë Bosnjën, nuk mund të rregullojmë asgjë tjetër?

Bosnja tregon se, në qoftë se themelet e politikës janë të palogjikshme, të tilla do të jenë edhe rezultatet që synojnë larg në të ardhmen.

Kjo na kujton se, duke ngritur një projekt të pakënaqshëm, "bashkësia ndërkombëtare" nuk duhet të jetë e habitur nëse krijohen forma të reja, të pavarura, ekzotike të jetës.

Idetë e mia janë që Bosnjës ti jepet një kushtetutë që i përgjigjet gjendjes reale dhe koherente, diçka që kushtetuta ekzistuese nuk është në asnjë mënyrë, pasi ajo është shkarravitur me shpejtësi pas marrëveshjes së Dejtonit që Klinton të sigurojë rizgjedhjen.

Problemi kryesor me redaktimin e "Tre subjekteve", është se grupi më i madh (boshnjakë / musliman) kërkon "një entitet" që si grupi më i madh, atyre u përshtatet.

Megjithatë unë mendoj se tani nuk është as e mundur, as do të jetë e drejtë, pjesërisht edhe për shkak se boshnjakët refuzuan të marrin në konsideratë "çarmatimin etnik”.

Presidenti i ndjerë Izetbegoviç paraqiti në mënyrë shumë të detajuar këtë, "nuk do të pranojmë çarmatim etnik edhe pesëdhjetë vite”. Ai pohoi se boshnjakët, të cilët janë rreth dy milionë, duhet të forcojnë forcat paraprakisht për shumë vite, sepse janë të rrethuar nga 15 milion serbë dhe kroatë të rrezikshëm.

Le të jetë ashtu. Nëpërmjet insistimit për ruajtjen e rezervave etnike të armëve, ndoshta me të drejtë, boshnjakët do të kishin bërë gjënë e duhur në qoftë se janë pjesë e B&H-së që funksionon dhe do të fillojnë të jenë të pasur, që do të thotë riorganizim i Bosnje Hercegovinës në mënyrë që të lejohet funksionimi i saj racional.

Por dikush do të duhet mirë të djersitet që të arrihet një gjë e tillë, tash kur e gjithë vëmendja është drejtuar tek problemet më të errëta drejt Lindjes. (Burimi: TransConflict)

Follow owpsee


Follow owpsee on Twitter facebook

  

Vimeo Flickr

Tag Cloud

Ne damo Varšavsku!

Ne damo Varšavsku

Digital stories

APC Anniversary logo

Association for Progressive Communications - APC is celebrating its 20th Anniversary. Red more at www.apc.org

KampanjaInfo.org

Take Back The Tech
read about take back the tech campaign in SEE on local languages on: www.kampanjainfo.org