Gazetarë serbë dhe shqiptarë diskutojnë çështjet e përbashkëta

Printer-friendly versionSend to friend

PRISHTINË, 11 nëntor 2003 – Një takim përcjellës me qëllim të krijimit të një rrjeti të informatave mes të kryeredaktorëve, udhëheqësve të mediave dhe gazetarëve më të njohur nga Serbia dhe Kosova ka filluar sot në Shkup.

Qëllimi i konferencës, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe nga Organizata Mediale e Evropës Juglindore (SEEMO), është të nxisë dialogun në mes të profesionistëve medial nga rajoni në një nivel institucional.

"Takimi i Shkupit është vetëm një vazhdimësi e dialogut të nisur në maj të vitit 2003, kur gazetarë dhe udhëheqës të mediave nga Serbia dhe Kosova u takuan për të diskutuar brengat e tyre të përbashkëta," tha Friedhelm Frischenschlager, Drejtor i Departamentit për Demokratizim, pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë.

"Kjo arriti të thej heshtjen e një periudhe njëshekullore, dhe konferenca dëshmoj të jetë një sukses."

Temat për të cilat do të diskutohet gjatë ngjarjes dy-ditore do të jenë: liria e shtypit, politika redaksionale dhe marrëdhëniet me qeverinë si dhe çështjet profesionale të gazetarisë bashkëkohore dhe gjendja e mediave në Serbi dhe Kosovë.

Konferenca e parë rezultojë me kontakt dhe bashkëpunim profesional në mes të pjesëmarrësve. Kjo përfshiu këmbimin e ndërsjellë të informatave gjë që mundësoj të dy palët të jenë më mirë të informuara ngjarjet e fundit të mbarë rajonit. Shpresohet që kjo konferencë do të sjell rezultate edhe më të mira në këtë fushë më rëndësi të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

SEEMO është një rrjet editorësh, udhëheqës të mediave dhe gazetarëve më të njohur në Evropën Juglindore, dhe është një degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI).

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë e mbështeti këtë konferencë, me ndihmë të mëtutjeshme nga Misioni i OSBE-së në Unionin Serbia dhe Mali i Zi, dhe Misioni i OSBE-së Shtrirja e Monitorimit në Shkup.

Si pjesë e mandatit të saj, OSBE-ja ka organizuar dhe përkrahur një varg vizitash, takimesh dhe konferencash për profesionistët e mediave në Kosova, Serbia dhe mbarë rajoni si një mënyrë e rritjes mirëkuptimit të ndërsjellë nga komunitete të ndryshme, dhe duke shërbyer si një mënyrë e ardhme për integrim rajonal.

Follow owpsee


Follow owpsee on Twitter facebook

  

Vimeo Flickr

Tag Cloud

Ne damo Varšavsku!

Ne damo Varšavsku

Digital stories

APC Anniversary logo

Association for Progressive Communications - APC is celebrating its 20th Anniversary. Red more at www.apc.org

KampanjaInfo.org

Take Back The Tech
read about take back the tech campaign in SEE on local languages on: www.kampanjainfo.org